LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga hyrja e protestuesve në seli, tek sulmi nga mercenarët e Bashës/ Berisha “zbërthen” situatën

10 Janar 2022, 20:10, Politikë CNA
Nga hyrja e protestuesve në seli, tek sulmi nga mercenarët e

Ish kryeministri Sali Berisha ka tregar me detaje atë se çfarë ndodhi në protestën e të shtunës para selise së PD.

Në një intervistë për emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews, Berisha u shpreh se opozita u përball në protestën e 8 janarit me regjimin e qeverisë, ndërsa shton se mercenarët e Bashës nisën reagimin me gaz lotsjellës e helme kimike pasi protestuesit arritën të hapnin derën kryesore dhe u ngjitën në katine dytë.

?Këta kanë pushtuar shtëpinë tonë dhe ne shkojmë të trokasim në shtëpinë tonë. Nuk u përball opozita dje. U përball opozita me qeverinë. Policia e Shtetit deklaroi që me thirrjen e filanit ne po ndërhyjmë.

Policia ndërhyri në mnëyrën më kafshërore. Nuk shmangu asnjë tragjedi. Unë kam lëvizur i fundit nga oborri. Aty gazin të parët e kanë hedhur mercenarët e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Gazin lotsjellës, pistoletën paralizuese e kanë hedhur ata të parët. Policia erdhi sepse kur u hapën blindet, protestuesit u ngjitën në katin e dytë.

Ne kishim të bënim me një njësi paramilitare, banditësh që kishte pushtuar selinë.

Deklaruam se ne dyert do i hapnim dhe i hapëm. Deklaruam se do jemi paqësor dhe kjo është protesta e parë. Ndërkohë nga protestuesit janë përgjakur me plumba gome e thika 12 protestues e janë helmuar ne gaz qindra të tjerë.  E gjitha kjo ishte një qëndrim kafshëror i policisë së shtetit.

Ky ishte qëllimi jonë, ne e kemi paqësore, po të donim reagonim?, tha Berisha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga