LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kikia: Shqiptarët janë nën sundimin e Juntes financiare të korrupsionit

10 Janar 2022, 19:32, Politikë CNA
Kikia: Shqiptarët janë nën sundimin e Juntes financiare të

Marrë shkas nga situata aktuale në PD, gazetari Mentor Kikia mendon se shqiptarët janë nën sundimin e Juntes financiare të korrupsionit.

Sipas gazetarit jetojmë në një vend ku qeveria është e korruptuar, opozita është e korruptuar, drejtësia është e korruptuar dhe e gjithë ekonomia kontrollohet nga 5 apo 6 njerëz.

Kikia shton se Juntat financiare janë modeli i ri i shtypjes së një populli.

?Shqiptarët janë nën sundimin e Juntes financiare të korrupsionit

Situata aktuale(jo vetëm pas asaj që ndodhi tek zyrat qëndrore të PD) është përshkruar nga shumë kritikë, me apo pa motive politike, si diktaturë, neodiktaturë, autokraci, kryetarokraci etj etj.

Por unë mendoj se nuk jetojmë në dikaturë, apo ndonjë derivat të saj. Ne kemi kohë që kemi rënë nga diktatura komuniste nën Junte. Nuk është një Junte ushtarake, si juntat ushtarake klasike, me tanke e njerëz të armatosur. Është edhe më keq. Ështe Junta financiare e korrupsionit.

Si asnjëherë dhe si askund, një popull(apo më saktë, një dorë njerëzish që kanë mbetur në këtë vend) është sot me një qeveri të korruptuar, një opozite të korruptuar, një ekonomi të kontrolluar totalisht nga 5-6 njerëz dhe nje drejtësi të korruptuar.

Rrallë, besoj shumë rrallë, mund të ndodhë një mbivendosje e tillë.

Juntat financiare nuk janë përshkruar ende nga politologët apo kriminalistët, por ja ku kemi një rast ideal të këtij modeli të ri të shtypjes së një populli (apo më saktë një grushti njerëzish që kanë mbetur ende në këtë vend)?, shkruan Kikia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga