LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë”/ Si mashtroi Basha për dhunën ndaj demokratëve

9 Janar 2022, 16:41, Politikë CNA
“Kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë”/ Si

Lulzim Basha është kthyer në një ?kloun? me çdo deklaratë që bën. Pasi dhunoi demokratët me gaz lotsjellës dhe shkop bejsbolli, Luli kërkoi ndihmën e Edi Ramës për të rrahur demokratët.

Policia, me urdhër nga lart, rrethoi godinën e selisë së PD dhe dhe nisi sulmet dhe dhunën ndaj çdo demokrati, ku disa prej tyre u plagosën dhe shkuan në spital për ndihmë mjekësore.

Duke e etiketuar veten si të ndershëm dhe të sinqertë, Luli fajëson policinë si shkaktare për dhunën, ndërsa thekson se nuk ka hedhur gaz lotsjellës por ishin bombulat e shuarjes së zjarrit.

?Qasja ime ndaj politikës prej ditës së parë që është sinqeriteti, ndershmëria dmth të të shoh në sy dhe të them atë që mendoj. Unë kam qënë gjithmonë i drejtëpërdrejt, nuk jam tkurrur kurrë që të marr përgjegjësit edhe për ato që kam arritur. Kurrë nuk jam dhënë pas cirkut, pas zhurmës për të fshehur apo për t’i bërë bisht përgjegjësive?, ka thënë Basha disa kohë më parë në një intervistë televizive.

Por ajo që u pa nga protesta e djeshme dhe që është e faktuar me video dhe foto është se Basha ka urdhëruar kapuçzinjtë e tij që të hidhnin gaz ndaj demokratëve, gurë apo edhe ti godisnin me shkop bejsbolli. Edhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, Basha me ndershmëri mashtron gjithmonë, dhe nuk zhgënjen asnjë herë./E.K-CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga