web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Basha nxori armët nga selia e PD"/ Berisha zbulon skenarin kriminal

9 Janar 2022, 14:02, Politikë CNA

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën se ka përgatitur listën e arrestimeve të demokratëve si dhe ka nxjerrë armët jashtë nga selia e Partisë Demokratike me makinën e tij.

Sipas Berishës, këtë Basha e ka bërë në mënyrë që nëse policia hynte në seli të mos gjente vrasësit e tij të armatosur.

?Lulzim Basha është në armiqësi totale me të gjithë familjen demokrate, me të vdekur dhe të gjallë. Ai ka ndenjur deri në orët e para të mëngjesit për të bërë listat e arrestimit të demokratëve. Ai ka mbajtur në seli vrasësit dhe ka nxjerrë jashtë me makinën e tij, armët në mënyrë që nëse policia do të futej në seli, të mos i gjente vrasësit e tij të armatosur?, tha Berisha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga