web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Opozita është rikthyer në misionin e saj”/ Vjen tjetër paralajmërim i fortë për Bashën

6 Janar 2022, 09:36, Politikë CNA

Ish-presidenti Bujar Nishani ka paralajmëruar se me 8 janar  demokratët e Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë do të mblidhen në Selinë e PD në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se opozita është rikthyer në misionin e saj.

?Mes demokratëve të Kukësit, elita e njerëzve të lirë dhe patriotizmit në Shqipëri !

Në 31 vjetorin e themelimit të kësaj dege u konfirmua se opozita është rikthyer në misionin e saj.

Besim, shpresë, forcë për një Shqipëri ndryshe.

Më 8 janar, ora 12:00, demokratët e Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë do të mblidhen në Selinë e PD në Tiranë për ta kthyer atë nga bunker i pazareve të pista në shtëpinë e lirisë të shqiptarëve.?-shkruan Nishani./CNA.al





Lajmet e fundit nga