web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Vijon blindimi i selisë së PD/ Mesazhi për Berishën

6 Janar 2022, 10:45, Politikë CNA

Ndërsa na ndajnë vetëm dy ditë nga protesta e demokratëve, e cila pritet të mbahet në 8 janar, Lulzim Basha duket se vijon të blindojë dyert e selisë së PD.

Ndërkohë, sot në fasadën ballore të ndërtesës është vendosur një baner me mbishkrimin ?Zgjedhim të ardhmen?.

Në fakt ky duket të jetë një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kujtojmë këtu se Lulzim Basha në daljet e tij mediatike, shpesh ka artikuluar ?ndarjen nga e kaluara?, duke iu referuar këtu liderit historik të PD.

Ndërkohë, edhe slogani i sotëm në selinë e PD, duket të jetë mesazh për Berishën, i cili në fakt ka qënë mbështetësi më I madh I Lulzim Bashës në këto vite. Por, tashmë situata ka ndryshuar, pasi Berisha ka nisur lëvizjen për ringritjen dhe bashkimin e së djathtës për një opozitë më të fortë përballë regjimit të Ramës./CNA.al





Lajmet e fundit nga