Situata e pandemisë në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar sot
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 4 janar se ja...
Një zyrtar i NATO-s njoftoi të martën se javën e ardhshme do të mbahet një takim i posaçëm i ambasadorëve të aleancës atlantike me zyrtarë të lartë rusë. Takimi i caktuar nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vjen ndërsa palët po kërkojnë dialog për të parandaluar një përplasje të hapur lidhur me Ukrainën.
Aleanca ushtarake perëndimore ka kërkuar prej muajsh një takim të Këshillit NATO-Rusi, e shqetësuar nga rritja e pranisë ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën. Por mbledhja e forumit dukej në rrezik pas një mosmarrëveshjeje në muajin tetor mbi çështje të spiunazhit.
Takimi i këshillit, një format i përdorur për dialog që nga viti 2002, do të mbahet në Bruksel më 12 janar. Përpara tij, më 10 janar në Gjenevë, do të zhvillohen bisedime mbi sigurinë mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë.
Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, u nis të martën drejt Ukrainës për një vizitë dy-ditore, dëshmi e mbështetjes ndaj Kievit, i cili aspiron t’i bashkohet bllokut evropian dhe NATO-s.
Moska kërkon garanci që NATO do të ndalë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe se do t’i japë fund bashkëpunimit ushtarak me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, të cilat kanë mosmarrëveshje territoriale me Rusinë.
Moska gjithashtu ka hedhur poshtë pohimet e Uashingtonit se po planifikon një sulm ndaj Ukrainës dhe akuzon Kievin për rritjen e pranisë ushtarake në lindje të territorit të saj.
?Çdo dialog me Rusinë duhet të vazhdojë në bazë të parimit të reciprocitetit, të trajtojë shqetësimet e NATO-s mbi veprimet e Rusisë e të bëhet në konsultim me partnerët evropianë të aleancës?, tha zyrtari i NATO-s.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova konfirmoi se zyrtarët rusë do të marrin pjesë në takimin e NATO-s në Bruksel.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë pritet të marrin pjesë në bisedimet që do të mbahen në Bruksel, pas takimit në Gjenevë me Zëvendës Sekretaren amerikane të Shtetit Wendy Sherman.
Më 13 janar, bisedimet do të vazhdojnë në një format më të gjerë në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me bazë në Vjenë, e cila përfshin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s, si dhe Rusinë, Ukrainën dhe shtete të tjera ish-sovjetike.
Një zëdhënës i BE-së tha se zoti Borrell, i cili ka qenë një nga zërat kryesorë në strategjinë e bllokut për forcimin e sanksioneve ndaj zyrtarëve të lartë rusë në vitin 2021, beson se ?Bashkimi Evropian nuk mund të jetë një spektator neutral në negociata, nëse Rusia vërtet dëshiron të diskutojë çështje të sigurisë në Evropë?.
Bashkimi Evropian e sheh Ukrainën si një “partner strategjik”, tha zëdhënësi.
Gjatë vizitës së tij në Ukrainë zoti Borrell, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm i këtij vendi Dmytro Kuleba, do të vizitojë pikë e kontaktit të Ukrainës me rebelët separatistë të mbështetur nga Rusia. Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë hapat e tyre të ardhshëm më vonë gjatë muajit janar./voa
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 4 janar se ja...
Ishte një skenë përleshjesh aq të ashpra, sa që një oficer i...
Në shumë qytete të Gjermanisë janë mbledhur dhjetëra mijëra ...
Autoritetet në Mal të Zi janë duke u përballur me rritje të ...
Presidenti amerikan Joe Biden ka telefonuar me homologun ukr...
Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të rivendosë marrëdhë...
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha të hënën (3 jan...
Administrata e Ushqimit dhe Barnave, FDA miratoi sot dozën e...
Greqia vijon të përballet me një situatë të rënduar sipasojë...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 2 janar se ja...
Një nga liderët e koalicionit qeveritar në Bullgari, Slavi T...
BE-ja do që gazi dhe energjia bërthamore të klasifikohet nën...
Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas është shprehur kundër mi...
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erd...
Varianti Omicron i koronavirusit mund të ulë presionin ndaj ...
Ushtria izraelite bombardoi disa pozicione të Hamasit radika...
Varianti i ri i COVID, Omicron, ndonëse nuk paraqet rreziksh...
Në Kosovë, ardhja e Vitit të Ri 2022, është pritur edhe me b...
Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid në Malin e Zi....
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...