web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit/ Plagosje me armë zjarri në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë

3 Janar 2022, 09:29, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ku një shtetas 32 vjeçar dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasen E.K, 23 vjeç.

Sipas policisë, 23 vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20,  në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç,  banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje  dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier  janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga