LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaji që mbase keni humbur/ Beatrix kërkoi të dilte nga shtëpia, Donaldi: Dil, ja ku është dera

21 Dhjetor 2021, 08:34, Lifestyle CNA
Detaji që mbase keni humbur/ Beatrix kërkoi të dilte nga

Së fundi Beatrix nuk është ndjerë shumë mirë brenda shtëpisë, madje gjatë një bidede ku ka qenë prezent edhe Donaldi është shprehur se dëshiron të dalë.

Në momentin kur po bisedonte me Donaldin ka një detaj që mbase na ka humbur.

Aktori i humorit i ka thënë se dera është e hapur dhe se mund të dalë kur të dojë, duke shtuar se nuk do që ajo të dorëzohet.

Pjesë nga biseda:

Donald: Problemi është kur nuk i di gjërat, se kur i di pse ta vrasësh mendjen?

Beatrix: Se kam gjetur veten këto 3 ditë. Supozohej në këtë pikë me qenë më lirshëm, s?po më duket aq ok.

Donald: Thjesht nuk duhet të mendosh aq shumë.

Beatrix: Po do mendoj.

Donald: Supozohej, lirshëm në çfarë sensi?

Beatrix: Me qenë ok! Me u ndje rehat. Nuk jam ndjerë, nuk ta shpjegoj dot.

Donald: Po as unë se ndiej.

Beatrix: Jam ndryshe, ça të bëj të rri kot?

Donald: As unë. Ti e ke një qëllim që ke hyrë këtu.

Beatrix: Normal.

Donald: Dera aty është dil kur të duash. Po të duash dil e shkon në shtëpi. Thjesht nuk duhet të dorëzohesh, pse të dorëzohesh. Nëse është dëshira më e madhe të dalësh, atëherë del. Është e thjeshtë, mos të kapi ankthi pse, këtu?/S.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga