web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vaksinimi i fëmijëve/ Ish kreu i PD Kukës trondit Kuvendin me fjalimin e tij

11 Dhjetor 2021, 16:56, Politikë CNA

Ish kryetari i PD Kukës Ibsen Elezi ka tronditur me fjalimin e fortë në Kuvendin Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, teksa ka folur për situatën politike dhe krizën në PD, Elezi ka prekur edhe një nga temat më sensitive, që po jetojnë njerëzit sot, siç është vaksinimi. Në PD sot lindi një fraksion i ri që është kundër vaksinimit të detyruar dhe të fëmijëve.

Elezi, duke iu referuar deklarimeve për vaksinim të fëmijëve, u shpreh se opozita ka ngelur në dorën e avokatit Altin Goxhaj, ndërsa kërkoi të mbrohet e drejta themelore e njerëzve.

Sipas tij, e drejta për tu vaksinuar nuk duhet të imponohet nga askush.

?Është marrë peng edhe ekonomia e vendit. Opozita në kaq vjet nuk ka bërë asgjë. Me qëllim është fokusuar te oligarkia. Nuk është oligarkia, është mafia oligarkia. Nuk u diskutua fare për vaksinimin e detyrueshëm, jo thjesht si proces. Vaksinimi i detyrueshëm, të gjitha masat e marra gjatë gjithë kësaj kohe pandemie janë masa që shumica janë marrë nga Facebook-u. Kaq lehtë shkelen të drejtat themelore të njerëzve në këtë vend. E dini ju se në atë 29-tëshin ka edhe nga ata që mendojnë që e dinë shkencërisht problemin e virusit dhe thonë që edhe fëmijët 5 vjeçar, është Tritan Shehu e këni në krah aty doktor, edhe fëmijët duhet të vaksinohen. Jo mo jo e drejta për tu vaksinuar ose jo është e drejta themelore e imja, përderisa këtë vendim e kanë marrë republikanët që nuk mund t?i  detyroni njerëzit të vaksionhen se nuk janë kavje, atëherë këtë qëndrim duhet ta artikulonim fort.

Teza e Georg Sorosit janë teza që i kemi bërë prezent politika e njerëzit të Sorrosit. Politika e tij po çon në shpopullimin e Shqipërisë dhe varfërimin e tij. Opozitarizmi mbeti në këto teza vetëm në duart e Altin Goxhajt?, tha Elezi./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga