LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i jep “patronazhistët” Bashës/ Ish-deputeti tregon skandalin: Si nuk keni turp

11 Dhjetor 2021, 08:22, Politikë CNA
Rama i jep “patronazhistët” Bashës/ Ish-deputeti tregon

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar në lidhje me një mesazh kërcënues që iu është dërguar në telefonat e tyre mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha, për të mos marrë pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm, që mbahet sot në orën 10:00.

Në një postim në rrjetet sociale, Strazimiri akuzon Bashën, se po përdor modelin e patronazhistëve të kryeministrit Edi Rama.

Më tej, ai thekson se ?databazën e numrave telefonikë ia kemi besuar Kryetarit?, duke fajësuar kështu direkt kreun në detyrë të PD, Lulzim Basha.

?Të paktën në turp, a keni limit?

Sapo më erdhi dhe mua ky link, pasi ka shkuar në çdo numër anëtari të PD sipas modelit të ndyrë të patronazhistëve…
Databazën e numrave telefonikë ia kemi besuar Kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe të gjithë atyre që u kemi dhënë prokurë të ndjekin punën, për të na kontaktuar për nisjen e “betejës që sapo ka filluar” kundër Edi Ramës….
Përse e shfrytëzojnë numrin e telefonit që kemi depozituar?
Për të nisur një link me sms, pa numër, si “ilegalët” nëpër filmat e komunizmit, jo “kundër regjimit”, jo për të njoftuar “betejën kundër Edi Ramës”… 
JO!
Është një link kundër Sali Berishës… sepse për “betejë kundër regjimit” … u pret puna…

Armiku i qiraxhinjve të selisë është Sali Berisha, jo Edi Rama!

Ata që s’kanë të njëjtën betejë me ne, të njëjtin armik si ne, NUK MUND TË NA DREJTOJNË!
Ata që në vend që të drejtojnë, PATRONAZHOJNË,
nesër PUSHOHEN NGA PUNA!?-shkruan Strazimiri./CNA.al

Lajmet e fundit nga