web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bardhi del blof/ Anëtari i PD refuzon të ketë firmosur për 18 dhjetorin

10 Dhjetor 2021, 16:22, Politikë CNA

Gazment Bardhi nxitoi të lexojë emrat e anëtarëve të PD që kanë firmosur sipas tij për mbajtjen e Kuvendit në datën 18 dhjetor.

Ndonëse emrat i lexoi pjesërisht dhe në grupe për të mos u kuptuar numri i saktë, ai përmendi edhe anëtarë që nuk kanë firmosur.

Mes tyre ishte edhe Xhuljan Guce, i cili në një prononcim për CNA.al, refuzoi në mënyrë kategorike të ketë hedhur firmën, duke theksuar se Kuvendi i vetëm që mbështet është ai i 11 dhjetorit, që është thirrur nga delegatët.

?Nuk është e vërtetë. Unë kam firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor, që është thirrur nga delegatët e vërtetë të PD. Unë nuk kam dhënë Firmë për Kuvendin e datës 18?, tha ai në një reagim për CNA.al./E.K

 





Lajmet e fundit nga