web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Dardha dhe Voskopoja nën pushtetin e dëborës/ Situata në akset rrugore që të cojnë në fshatrat turistikë

7 Dhjetor 2021, 08:40, Aktualitet CNA

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nioftuar mbi situatën e akseve rrugore në vendin tonë, pas motit të keq me reshje shiu e bore.

Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

?Kontraktorët kanë qenë në terren ku kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve si në: Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e Poçemit

Në Valbonë, në Qafën e Qarrit, në Dardhë dhe në Voskopojë ka pasur reshje bore, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon pa problem?, njofton ARRSH.

Me tëj ARRSH ka apeluar drejtuesit e mjeteve që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë./E.S-CNA.al





Lajmet e fundit nga