LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga financat për turizmin, tek drejtësia dhe partitë politike/ Projekt-buxheti 2022 merr “ok” në Komisionin e Ekonomisë

23 Nëntor 2021, 12:30, Ekonomi CNA
Nga financat për turizmin, tek drejtësia dhe partitë politike/

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar sot projektbuxhetin e vitit 2022.

Tashmë i njëjti projektbuxhet do të kalojë në Kuvend.

Me gjithë ndryshimet e bëra, në total shpenzimet shtesë arrijnë në 1.687 miliardë lekë.

MIE: Shton 49 milionë lekë për mbështetjen e burimeve natyrore

TURIZMI: 20 mln lekë për pagat tek pyjet

140 milionë lekë për Kuvendin

Gjykata Kushtetuese 15 mln lekë më shumë

Pr/ buxheti i prokurorisë së përgjithshme shtesë të numri të punonjësve për OPGJ prej 30 punonjësish.

– Shkolla e magjistraturës kërkesë për të riparo buxhetin e vitit 2022, në gjysmën e vitit që vjen për të llogaritur të gjitha nevojat e tyre për paga, pasi tani nuk janë në gjendje për një vlerë të saktë. Kërkohet fondi për ndërtimin e shkollës së magjistraturës në vlerën 576 milionë lekë.

– KLGJ  130 mln lek për dispozicion digjitalizimin

– KLP nuk ka asnjë kërkesë për fonde shtesë.

– Kolegji i Posaçëm i Apelimit propozohet shtesë 30 milionë lekë për paga dhe sigurime shoqërore, pasi fondi i parashikuar është i pamjaftueshëm.

– Komisioni i Pavarur i kualifikimit propozohet shtesë fondesh 35 milionë lekë për paga dhe kontribute,

-Komisionerët asnjë kërkesë për fonde shtesë.

– Inspektori i lartë të drejtësisë asnjë kërkesë për fonde shtesë.

– Pr/buxheti i strukturës së posaçme antikorrupsion shtesë në zërin e mallrave dhe shërbimeve 20 milionë lekë të cilat do të përdoren nga byroja kombëtare e hetimit, dhe 10 milionë lekë për investime.

– Institucioni i Presidentit, 10 milionë lekë për digjitalizim

– Komisioni qendror i zgjedhjeve propozohet 150 milionë lekë shtesë për rinovimin e dhomës së serverave, pajisjeve informatike, dhe shtesë fondi 9  milionë lekë për shpenzime korrente për procesin zgjedhor.

– Avokati i popullit shtesë në vlerën 3 milionë lekë për paga dhe sigurime shoqërore shtohet 1 punonjës.

– Komisioneri për të drejtën e informimit akordim fondi shtesë për 2022 shtohen 5.5 milionë lekë  për regjistrin elektronik të thirrjeve të pakërkuara.

– Komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil shtesë në strukturë me 2 punonjës.

– Autoriteti i dosjeve dhe ish sigurimit të shtetit, shtesë në investimet e huaja 77 milionë lekë

– Institucioni i krimeve dhe pasojave të komunizmit shtesa 5 milionë lekë për paga dhe sigurime.

– Komisioni i Prokurimit Publik shtesë për projektin e dixhitalizimin e ankesave në vlerën 24 milionë lekë.

– 20 mln lekë  për akademinë e shkencave

– 10 mln lekë për kinematografinë

Agjencia për Bashkëqeverisjen do ketë 30 personel dhe 30 milionë lekë

200 milionë lekë për partitë politike

Lajmet e fundit nga