LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti-Fitim Zekthi kërkoi 2 milionë lekë për një vizë angleze/ Zbardhet dëshmia e denoncueses

4 Nëntor 2021, 09:28, Aktualitet CNA

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me datë 15 Janar 2003, është referuar për hetime, anëtari i kryesisë së PD, Fitim Zekthi.

Ndaj këtij të fundit, është bërë kallëzim penal nga kushërira e tij V. Zekthi për veprën penale të mashtrimit.

Hetimet për këtë kallëzim penal nga kushërira, kanë nisur nga oficeri i Policisë gjyqësore  Bledar Çeliku, i cili pasi ka marrë dëshminë dhe provat e ofruara nga kallëzuesja i ka referuar materialet për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor, Elbasan.

V. Zekthi në tentativë për të ikur tek i fejuari në Angli ka kërkuar ndihmën e kushëririt, të saj Fitim Zekthi, për t?i nxjerrë një vizë të rregullt udhëtimi.

Po çfarë ka ndodhur? Anëtari i sotëm i kryesisë së PD-së, i ka marrë paratë kushërirës bashkë me pasaportën dhe është zhdukur pa nam dhe nishan, duke mos lënë adresë.

CNA.al një ditë më parë solli me dokumente denoncimin e shtetases V. Zekthi e cila akuzonte kushëririn e saj, Fitim Zekthi, për mashtrim.

Sot do të zbardhim dëshminë e saj, dhënë para oficerit të Policisë Gjyqësore, Elbasan, Bledar Çeliku.

Në kallëzimin Penal, shtetasja V. Zekthi tregon me detaje se si u mashtrua nga Fitim Zekthi, i cili duke bërë gazetarin, i ka marrë paratë kushërirës me pretekstin se do ta ndihmonte për vizë udhëtimi në Angli dhe më pas është zhdukur.

?Unë quhem V. Zekthi,  jam me banim në Belësh dhe jam e fejuar. Në Qershor të vitit 2001, fola me të fejuarin që kam në Angli dhe ai më thotë që të gjeja një vizë të rregullt turistike dhe të afrohesha tek ai në Angli.

Pasi fola me babain, ai më tha që do të gjejmë një person që të na ndihmojë. Pas afërsisht dy javësh takojmë rastësisht një kushëririn tonë në Belësh, me emrin Fitim Zekthi që në atë kohë punonte si gazetar dhe i themi për problemin e gjetjes së vizës për të shkuar në Angli.  Ai përnjëherësh u gjend i gatshëm për të na ndihmua,. duke na thënë se do të na gjente një vizë turistike të rregullt?, ka treguar denoncuesja para oficerit të Policisë gjyqësore në Elbasan.

Më pas ajo ka rrëfyer çështjen e pazarit, pikën prej nga ku nisi edhe mashtrimi nga Fitim Zekthi.

Ky i fundit ka thënë se nuk kushton shtrenjtë, pasi ka një të njohur në Tiranë.

?Ne e pyetëm për pazarin që kishte viza dhe ai na tha që do ta bëjë  lirë, sepse ai shoku më ndihmon në Tiranë. Po atë ditë Fitimi, më thotë të bëja gati për nesër një certifikatë personale dhe një familjare, sepse këto duhen si fillim.

Të nesërmen vjen në Belësh, i merr certifikatat dhe thotë që duhen edhe 200 dollarë për ti futur në ambasadë. Pas disa dsitës kërkon pasaportën dhe 400 mijë lekë të vjetra me pretekstin se do të priste biletën. Ne i dhamë lekët dhe pasaportën dhe pritëm për vizën. Pas disa ditësh na thotë se duhen edhe 1050 dollarë amerikan, sepse duhen për t?i futur në bankë në emrin tim, për t?u siguruar ambasada që kisha lekë. Ne i japim lekët që na kërkoi dhe pritëm vizat?, rrëfen më tej denoncuesja V. Zekthi.

Por, nuk ka përfunduar këtu mashtrimi nga Fitim Zekthi, sipas denoncueses, pasi ai sërish është rikthyer për t?i kërkuar një shumë tjetër parash, prej 300 mijë lekësh të vjetra.

?Pas disa ditësh vjen përsëri dhe thotë se duhen 300 mijë lekë të vjetra për shokët në ambasadë. Ne idhamë përsëri me shpresën se do të merrnim vizat. Që pas asaj dite ne e kemi takuar edhe njëherë tjetër, por ai na është justifikuar në mënyra nga më të ndryshmet, duke mos mos kthyer pasaportën dhe as lekët?, përfundon deklaratën denoncuesja, V. Zekthi, dhënë para oficerit të Policisë Gjyqësore në Elbasan Bledar Çeliku.

Pra, Fitim Zekthi përveçse i ka marrë paratë dhe nuk ia ka kthyer, të njëjtën gjë ka bërë edhe me pasaportën e denoncueses.

CNA.al do të sjellë në ditët në vijim se çfarë ka ndodhur në seancën gjyqësore, me të pandehurin për mashtrim Fitim Zekthi.

Zgjedhjet në PD/ Ja, 10 anëtarët e rinj të kryesisë

Zgjedhjet në PD/ Ja, 10 anëtarët e rinj të kryesisë

Shënim/Fitimtari i dënuar për mashtrim, Luli, kundërshtarët dhe fraksionet

Lajmet e fundit nga