web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milani nuk ndalet/ Kuqezinjtë e Piolit me hap kampionësh, mposhtin me 10 lojtarë Romën në Olimpico

31 Tetor 2021, 21:51, Sport CNA

Milani ka dalë fitues në supersfidën e javës së 11-të në Serie A. Golat e Ibrahimovic dhe Kessie mjaftuan për ekipin e Piolit që me 10 lojtarë arriti të mundte Romën me rezultatin 2-1.

I gjithë takimi dhuroi spektakël të vërtetë me Romën që e nisi ndeshjen në sulm por Tammy Abraham nuk arriti dot të çonte topin në rrjetë. Megjithatë, në pjesën e parë mendoi Zlatan Ibrahimovic për ta zhbllokuar rezultatin. Suedezi lëshoi një ?predhë? nga goditja e dënimit duke shënuar kështu golin e parë të takimit. Megjithatë, të dyja ekipet vazhduan të sulmonin, por pa mundur dot të ndryshojnë rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë do të ishte përsëri Milani që do të gjente rrugën e rrjetës. Pas anulimit të golit të Ibrahimovic nga VAR për pozicion jashtë loja, ishte përsëri suedezi që fitoi një 11-metërsh. Penalltia u ekzekutua nga Kessie i cili realizoi dhe e çoi rezultatin në 2-0.

Pak minuta më vonë ishte Theo Hernandez që u ndëshkua me karton të kuq dhe për ekipin e Romës lindi më shumë shpresë. Megjithatë, të gjitha mundësitë e ekipit të Mourinhos u përballën ose me një mbrojtje të mirë nga Milan ose me super pritjet e Tatarusanu. Për të mposhtur të dyja alternativat, mendoi ishi i kësaj ndeshjeje, Stephan El Shaarawy, Ai shënoi një penallti në lëvizje duke e çuar rezultatin në 2-1.

Minutat e mbetura për Milanin ishin një makth i vërtetë për Milanin, por tentativat e ekipit të Romës nuk ishin të sakta duke e mbyllur takimin në 2-1, me Milanin që del me tre pikë nga transferta e vështirë në Olimpico.

SERIE A-JAVA E 11-TË

ROMA-MILAN 1-2

Shënues: Ibrahimovic 26?, Kessie (pen) 57? / El Shaarawy 90+3?





Lajmet e fundit nga