web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Partizani nuk e meritoi humbjen”, Starova: Futbolli s’është teatër, duhen edhe sharjet

28 Tetor 2021, 09:40, Sport CNA

Sulejman Starova në rolin e specialistit të futbollit, në emisionin ?Skaner? tha se derbi mes Tiranës dhe Partizanit, nuk është vetëm krenaria e kryeqytetit, por është krenaria e gjithë Shqipërisë. Më tej ai foli edhe për atmosferën në stadium, ku u shpreh se edhe flakadanët i japin bukuri futbollit, duke shtuar se edhe sharjet janë të nevojshme, ndonëse në Shqipëri janë pak të rënda.

?Derbi nuk është vetëm krenaria e Tiranës, por e gjitha Shqipërisë. Ato që kanë ndodhur në botë, do të ndodhin edhe në Shqipëri. Flakadanët i ka e gjithë bota. Kanë edhe ato bukurinë e tyre, kur nuk hidhen në fushë. Futbolli nuk është teatër, ka nevojë edhe për sharjet. Vetëm se sharjet tona janë pak të forta, jo si ?Vafanculo? apo ?Malaka?. Bukuria në stadium në stadium, ishin edhe fëmijët, numri i lartë i femrave, me të dyja ngjyrat.

Nuk prisja ndonjë nivel të madh në lojë. Skuadrat nuk janë ende në formën më të mirë. Spektakli, jo vetëm te tifozët, por edhe të pjesa e mirë e lojës, aty futet edhe grinta. Mu duk Partizani me shpirt më të lartë në fillim të lojës. Thyenin më shumë aksione. Kishin dëshirën për të bërë maksimumin, apo edhe më shumë. Partizani, nuk më ngroh me sulmin që ka.

Të kuqtë e filluan shumë mirë lojën. Me presion, e hutoi pak Tiranën. Megjithatë u shfaq defekti. Në tranzicion nuk ia doli të përfitonte nga topat e rikuperuar. Kjo ishte një lojë, ku Partizani nuk meritonte të humbiste. Ngo nuk e shikoj si ai i sezonit kur dolën kampionë. Seferi po ashtu. Tirana e menaxhoi mirë avantazhin.?, u shpreh Starova.





Lajmet e fundit nga