web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Formacionet zyrtare Vllaznia-Kukësi/ Brdariç dhe Longo surprizojnë me titullarët

24 Tetor 2021, 10:54, Sport CNA

Kukësi do të përballet me Vllazninë mesditën e sotme në një sfidë e cila premton mjaft spektakël.

Verilindorët vijnë më të karikuar se kurrë pasi këtë kampionat kanë treguar se dinë të surprizojnë, dhe konfirmimi i Longos në krye të ekipit ka risjellë harmoninë në skuadër. Nga ana tjetër, shkodranët vijnë pas në goleadë në ??Loro Boriçi?? ndaj Dinamos, dhe me Kukësin do të kërkohet vazhdimësia.

Sa i përket formacioneve, Longo do të hedhë në fushë skemën 4-3-3 ku në mesfushë do të ketë muskuj, por dhe ide. Sa i përket sulmit, 3-shja është e përbërë nga Hila, Milunoviç dhe Feizhao.

Sa i përket Vllaznisë, braziliani Viktor Da Silva rikthehet si titullar pas shumë kohësh duke qenë një vlerë e shtuar për sulmin e shkodranëve. Trajneri Brdariç ka zgjedhur një formacion sulmues ku përveç Da Silvës, në sulm do të luajnë Latifi, Aralica dhe Gjurgjeviç.

KUKËSI? Tafas; Ndreca, Bytyçi, Lulaj, Peposhi, Gj.Taipi, Sh.Taipi, De Lukas, Hila, Milunoviç, Feizhao. Trajner: Diego Longo

VLLAZNIA ? Zogoviç; Gurishta, Adili, Dianje; Hakaj; Jonuzi, Heriç; Latifi, Gjurgjeviç, Viktor Da Silva; Aralica. Trajner: Thomas Brdariç





Lajmet e fundit nga