web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Faktet/ Pse Lulzim Basha po tallet me Vettingun e politikanëve

23 Tetor 2021, 13:31, Politikë CNA

Në një dalje mediatike, sot Lulzim Basha u përpoq të mbronte shashkën e hedhur prej tij, në lidhje me Vettingun e politikanëve.

Dhe për këtë përdori një hile. Si gjithmonë me stilin ?gënjejmë sot, me atë që kemi bërë dje, për të kaluar radhën?.

I ndodhur përballë ?uraganit? të ?Foltores? dhe faktit se po bie nga karrigeja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha u përpoq ta justifikonte Vettingun e kërkuar prej tij me një proces të nisur në vitin 2018.

Në 2018, është propozuar Vettingu i politikanëve nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike. Në atë kohë, i mbështetur gjerësisht edhe nga disa zëra që sot e kritikojnë.

Kush është ndryshimi?

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Në atë kohë është kërkuar një Vetting i politikanëve pak a shumë, me proçedurën që është bërë me sistemin e drejtësisë, pra, me gjyqtarët. Nuk është kërkuar në asnjë moment që të bëhet nga SPAK. Nga një institucion, i cili prej opozitës nga këto 4-5 vite është quajtur institucion i kapur nga qeveria dhe instrument në duart e Edi Ramës. Është krejtësisht ndryshe Vettingu i kërkuar në 2018, me atë që kërkon sot Luli.

Së dyti mund të sjellim një argument tjetër. Dosja e kërkesës së bërë nga PD-ja, për ndryshimet kushtetuese, me formën e Vettingut të gjyqtarëve u çua në Komisionin e Venecias. (Lexo këtu)

Në atë kohë, Venecia dhe një përgjigje shteruese, e cila thoshte se në Shqipëri ekzistonin institucionet që mund të bënin Vettingun e politikanëve dhe kishte një diferencë nga gjyqtarët.

Gjyqtarët duhet të kalojnë në Vetting, pasi për një periudhë të gjatë, ata qëndrojnë të zgjedhur.

Ndërsa politikanët janë me mandat dhe afat. Zgjidhen çdo katër vite. Kurse jetëgjatësia e gjyqtarëve është më e madhe.

Nga ana tjetër në atë çfarë shkruan Komisioni i Venecias qartazi thuhet se ?Shqipëria ka institucione, si ILDKPKI, ka ligjin antimafia, ka SPAK të cilat duhen bërë funksionale, në lidhje me politikanët?.

Pra, mjaftojnë këto ligje dhe këto institucione që ekzistojnë për të bërë Vettingun e politikanëve.

Lulzim Basha sot, vjen pas tre vitesh dhe thotë se ?E dua Vettingun dhe këtë mundet ta bëjë SPAK-u, brenda një viti?.

Pra, të bëjë Vettingun e rreth 250 personave brenda një viti, i bie të paktën të kalojë një person në ditë.

Ndërkohë, që SPAK, me trupën që ka, një çështje kriminale nuk e kalon dot në një ditë, sepse i duhen muaj që ta zbardhë. E jo më të verifikojë dokumentat, apo një personazh politik, përfshirë këtu Lulzim Bashën, do t?i duhej jo një ditë, por ndoshta një vit e më shumë, për t?i zbardhur dosjen nga Hollanda në Shqipëri.

Pa folur për politikanët e tjerë. Se po u zumë me Ilir Metën dhe ministrat e Ramës, do të duhen ndoshta shumë dekada.

Prandaj kjo është një lojë dhe një shashkë që tregon qartazi se faktet të gjitha janë kundër Lulzim Bashës. Por, Vettingun e kërkon për të shpëtuar.

Së pari, kërkon të shpëtojë nga ?Foltorja?.

Së dyti, kërkon t?i thotë opinionit publik se unë dua politikanë të ndershëm dhe vetëofrohet, me konceptin se duke u kontrolluar ai i pari, gjithçka do jetë e qartë. Dhe vetëofrohet ?si hajdut? që kërkon të dalë me duar të pastra.

Në fakt, është e gjitha një skemë.

Vettingu, nëpërmjet SPAK-ut, nuk mund të bëhet për shkak se është një institucion i hetimit penal. Dhe Vettingun duhet ta bëjë një institucion administrativ.

Nga ana tjetër, Venecia e ka rrëzuar. (Lexo ketu)

Më tej mund të thuhet qartazi se Lulzim Basha të gjithën po e bën nga frika për karrigen e kryetarit të PD-së. Dhe në finale për të thënë diçka. ?Ja kush nuk e do Vettingun. Nuk e di Edi Rama. Nuk e do Sali Berisha dhe të tijët?.

Kur, nga ana tjetër Edi Rama në 2018 ishte ai që e çoi në Venecia dhe e kundërshtoi. Ndërsa sot po rri urtë.

Prandaj, të gjitha faktet, në një analizë të shkurtër, flasin kundër Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër kjo që ka hedhur Basha për Vettingun e politikanëve, si ide e re, është thjeshtë një ide e vjetër. Ku dje nuk e kishte vendosur në SPAK, por kërkonte që strukturat të bëheshin si në formatin e gjyqtarëve. Kurse tani e kërkon nga SPAK. Kur ai, edhe Gazment Bardhi dhe juristët që i rrinë atje vërdallë, e dinë mirë se nuk mund të bëhet në formën që kërkohet.

Disa detaje i thamë më lart. Por, ka edhe dhjetëra të tjera, të cilat qartazi tregojnë se Lulzim Basha nuk po kërkon Vetting për politikanët, por po kërkon të shpëtojë lëkurën e tij nga ?Foltorja?, e cila mesa duket e ka vënë poshtë.

Dokumentet më poshtë tregojnë çfarë ka kërkuar Basha në 2018 dhe përgjigjen e Komisionit të Venecias. Në rast se Luli ka nevojë për përkthyes mund t?ja ofrojmë ne falas. Mjafton mos gënjejë sërish demokratët dhe shqiptarët, megjithëse e ka ves./CNA.al





Lajmet e fundit nga