Connect with Us

“Dosjen e Berishës e përgatiti Delina Fico”/ Gazetari: Lobingjet janë të fuqishme në SHBA

Politikë

“Dosjen e Berishës e përgatiti Delina Fico”/ Gazetari: Lobingjet janë të fuqishme në SHBA

Publikuar

-

/

“Dosjen në SHBA kundër Bërishës e ka dërguar Delina Fico”. Kështu është shprehur gazetari Robert Papa, teksa ka konetuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili shpalli non grata ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Në një intervistë për MCN, Papa deklaroi se lobingjet janë shumë të fuqishme në SHBA, duke shtuar se segmente të caktuara kanë ndikuar për ti lehtësuar qëndrimin në pushtet Ramës.

Lobingjet janë të fuqishme në SHBA. Berisha ka thënë se shpallja e tij non grata është një problem personal dhe nuk ka pse merret PD me këtë. Drejtpërdrejt Bliken është pyetur nëse ka Soros gisht në këtë, dhe ai tha unë skam personalisht, por nuk flas dot për të tjerët. Soros deri tani ka përdorur 16 mld dollarë duke ndërhyrë në fushata elektorale në Amerikë por ai ka pasur ndikim edhe te zgjedhjet e sekretarëve nëpër shtete të ndryshme që kanë në dorë garat.

Segmente të caktuara kanë ndikuar për ti lehtësuar qëndrimin në pushtet Ramës. Sipas autorit të librit është Delina Fico. Amerikanët nuk i duan shtetasit që shajnë vendasit e tyre, por janë struktura që u fuqizuan në 1996-97 dhe ka qenë një luftë e vazhdueshme ndaj konservatorëve këtu dhe atyre në Shqipëri”, tha Papa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ish-presidenti tregon kush e pengon rrugën e fitores së PD/ Po përjetësojnë pushtetin e Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani shkruan se lidershipi dhe drejtimi I PD është marrë peng nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani thekson se pengmarrja nga Rama, është ajo që pengon PD, në rrugën drejt fitores.

Sipas Nishanit, kjo situatë e përjetëson të majtën dhe Edi Ramën në pushtetin më të korruptuar e të inkriminuar të 30 viteve të fundit dhe projekton qartë demokratët në opozitë edhe për 30 vitet e ardhshme.



LEXO EDHE:  “Një krahasim që flet vet”/ Berisha: Vdekshmëria në Shqipëri, pothuajse dyfish i rajonit

Demokratët nuk vijnë dot në pushtet kurrë, përsa kohë lidershipi dhe drejtimi i partisë së tyre është marrë peng e kontrollohet nga mazhoranca dhe Edi Rama.

Kjo situatë e përjetëson të majtën dhe Edi Ramën në pushtetin më të korruptuar e të inkriminuar të 30 viteve të fundit dhe projekton qartë demokratët në opozitë edhe për 30 vitet e ardhëshme.

Ndryshimi i Partisë Demokratike, rithemelimi i saj, reformimi e modernizimi janë emergjencë kombëtare dhe përgjegjësi morale e politike e demokratëve.”-shkruan Nishani.

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI nuk heq dorë nga “30 qershori”/ Akuza të forta Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se kjo Gjykatë, thjeshtë zbardhi kërkesën e Qeverisë.

Vasili e cilëson si skandal, faktin që sipas tij Gjykata Kushtetuese bllokoi pyetjen e Shoqatës së Bashkive për Komisionin e Venecias.

Pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votimet moniste të 30 qershorit, ku kjo Gjykatë thjesht zbardhi Kërkesën e Qeverisë, një tjetër fakt tepër i rëndë kompromenton akoma më shumë këtë Vendim dhe pikërisht bllokimin nga Gjykata Kushtetuese të pyetjes, që Shoqata e Bashkive kërkoi që t’i bëhej Komisionit të Venecias.

Sipas Vasilit, pyetja ishte “A është Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe ai për anulimin e saj, një akt me karakter të përgjithshëm ose akt normativ kushtetues apo është një akt administrativ nënligjor individual dhe në cdo rast, a mund të refuzohej zbatimi i tyre nga KQZ sikurse ka ndodhur, apo duhej që këto dekrete t’ju nënshtroheshin vlerësimit mbi kushtetushmërinë vetëm nga Gjykata Kushtetuese mbi bazën e kërkimeve të subjekteve që kishin pretendime në përputhje me kriteret kushtetuese për vënien në lëvizje të kësaj gjykate”?”.

LEXO EDHE:  Vizita e papritur në SHBA/Basha zbulon arsyet: Ja kush më ftoi dhe pse

LEXO EDHE:  “U shtri dhe bërtiste, po vdes”/ Berisha i nxjerr bojën Ramës



Por, kjo pyetje sipas tij, u bllokua nga Kushtetuesja.

Vasili akuzon Gjykatën Kushtetuese, se i” dergoi Komisionit te Venecias vetem tre pyetjet e saj dhe qe i benin fresk 30 qershorit dhe bllokoi Pyetjen shume thelbesore te Shoqates se Kryetareve te Bashkive.”

Më tej, ai shkruan se “Bllokimi i pyetjes se Shoqates se Bashkive, qe ishte edhe kerkuesja e vetme, tregon qarte se gjithshka ishte nje farse e miremenduar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-nënkryetari i PD thirrje demokratëve/ Të gjithë bashkë në 11 Dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ka drejtuar një mesazh të fortë demokratëve, që t’I bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho shkruan se halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhëtia ndaj sakfrificave të tyre për pazaret e kryetarit në detyrë.

Spaho thekson se vetëm të bashkuar, mund të shkohet drejt rrugës së fitores.

Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e një pas njëshme të peng kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës. Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhëtia ndaj sakfrificave të tyre për pazaret e kryetarit! Për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratët kalojnë nga humbja në humbje!



LEXO EDHE:  “Një “zombi” që u ekzekutua nga aleati i tij kryesor"/ Ish-presidentit nuk i del inati me Berishën

LEXO EDHE:  Fauci parashikon kthimin në normalitet të shpejti, por bën thirrje për kujdes

Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor i mbledhur me vullnetin e mbi pesë mijë delegatëve do të shënoje fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë permes një PD më të fortë më të hapur dhe më të bashkuar!

Të gjithë bashkë në 11 Dhjetor për të nisur rrugën drejt FITORES!”-shkruan Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE