web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Punësoi detektiv privat të ndiqte bashkëshortin”/ Telenovela Uanda Nara-Ikardi, mediat argjentinase: Ja mesazhi me aktoren që “fundosi” sulmuesin e PSG-së

18 Tetor 2021, 18:25, Sport CNA

?Telenovela? e ndarjes së Mauro Ikardit nga Uanda Nara vijon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat sportive në të gjithë botën.

E përditshmja argjentinase ?LAM? shkruan se modelja Uanda Nara kishte paguar një detektiv privat për të përgjuar sulmuesin e PSG-së, madje duke shkuar më tej dhe për t?i hakuar telefonin e për t?i zbuluar se me kë fliste.

Nga hakerimi i telefonit të Ikardit, është zbuluar një bisedë mes sulmuesit dhe aktores Çina Suarez. Sipas medias argjentinase, aktorja i shkruante sulmuesit në ?Telegram? për t?u takuar në një vend që nuk e njihte askush, në një diskotekë.

Futbollisti argjentinas përdorte Telegram si një rrjet social më të sigurt se sa ?Whatsapp?, por bisedat e tij nuk i kanë shpëtuar investiguesit privat që kishte punësuar Uanda Nara.





Lajmet e fundit nga