web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Publikohen formacionet zyrtare/ Një ish i krutanëve debuton me korçarët, ja si rreshtohet Kastrioti-Skënderbeu

16 Tetor 2021, 11:23, Sport CNA

Do të startojë në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, sfida Kastrioti-Skënderbeu, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë duel me objektiva të njëjtë, për të gjetur fitoren e parë në këtë edicion të ri të Superiores.

Skuadra krutane e cila ndodhet në vendin e fundit të tabelës së renditjes, ka humbur takimin e fundit të kampionatit ndaj Egnatias në frymën e fundit, ndërsa skuadra korçare ka barazuar në shtëpi pa gola ndaj Vllaznisë dhe aktualisht ndodhet në vendin e 8. Në fromacionet zyrtare ka një risi teksa Agnaldo Moraes, një ish- i Kastriotit debuton për herë të parë sot me fanellën e Skënderbeut.

FORMACIONET ZYRTARE ?

KASTRIOTI ? Sali; Neziri, Karakaci, Greca, Mëllugja, Ajazi, Basha, Onanuga, Prodani, Grgiç, Cala. Trajner: Ramadan Ndreu.

SKËNDERBEU ? Rexhepi; Sadriu, Vitija, Zguro, Meksi, Bajrami, Vangjeli, Mara, Mensah, Moraes, Berisha. Trajner: Migen Memelli.





Lajmet e fundit nga