web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama, hajdut dhe trafikant ikonash”/ Gjergji Thimo: U lirua nga burgu, me kartelë mjekësore

15 Tetor 2021, 17:48, Politikë CNA

Koleksionisti korçar, Gjergji Thimo ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në ?Foltoren? e ish-kryeministrit Berisha me demokratët e Korçës, Gjergji Thimo akuzoi Ramën për vjedhjen e ikonave.

Gjithashtu ai tha se Rama është dënuar në Paris për vjedhje dhe trafik ikonash, dhe më pas është liruar me kartelë mjekësore.

?U tentova të eleminohesha fizikisht. Ne nuk mund të lejojmë në drejtimin e shtetit një psiqik, një hajdut dhe një trafikant ikonash, ne nuk mund të lejojmë në drejtimin e shtetit një njeri nudist. Nuk na përfaqëson ai.

Ato nuk ishin ikonat e Gjergji Thimos, u vodh kombi shqiptar.

Një ikonë të Onufrit nuk e bëjmë dot, ata kanë vdekur e na lanë këtë trashëgimi.

Edi Rama ka qënë një njeri i dënuar në Paris, në vitin ?93 dhe ?94 për vjedhje dhe trafikim ikonash. Ka bërë një vit e gjysëm burg, dhe më pas është liruar me kartelë mjekësore, e cilësuar si skizofreni e theksuar agresive.

Po të drejtohem ambasadore e SHBA, si një qytetar i lirë i një vendi demoktratik. Hap hetim merr gjurmët e gishtërinjve Edvin Kristaq Rama.

E nderuar zonja ambasadore, merri gjurmët e gishtërinjve, dorëzojani ministrisë franceze dhe do e gjeni me emrin Edvin Kristaq Rama. Ka qenë i dënuar dhe në Gjermani. Si kriminel, janë disa akuza të një pasnjëshme. Një sistem drejtësie i kalbur ka kapur të gjithë shtetin. Kryeprokurori të nisë hetim, ne s?mund të lëmë këtë bandit. Ky ka vjedhur shtetin me identitet tjetër. Hapni kartat e Edvin Kristaq Ramës?-tha Gjergji Thimo./CNA.al





Lajmet e fundit nga