Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në një sallë të tejmbushur, ku qindra demokratë me entuziasëm prisnin ish kryeministrin e tyre, ish kryetarin e Partisë Demokratike, në një Foltore, në një diskutim të hapur, që prej tetë vitesh ndoshta ose më shumë, nuk ndodhte në këtë qytet.
Korça sot dha një mesazh të qartë.
Ishin të gjithë aty, edhe ata që kanë qenë me Lulin, dhe ata që kanë qenë me Saliun, por dhe ata që quhen të Bodes, apo dhe ata që quhen të Bashës.
Të gjithë ishin në Foltore. Deputetë, ish deputetë, drejtues lokalë, drejtues historik, ish kryetari bashkiak, Dhionis Kotmilo, ish kryetari i degës dhe deputeti Gjergji Papa, sekretarët e degës, ish kryetari Agron Azisllari drejtues lokalë të Partisë Demokratike ndër vite, deputetë aktualë dhe ish deputetë. Nuk munguan Edmond Spaho dhe Sorina Koti, e cila u quajt dhe surprizë.
Çfarë përfaqëson Salianji për Korçën? Një hiç. Është i ardhur nga një prej zonave të thella të Maliqit dhe përfaqëson dhe zonën e Maliqit por kurrësesi Korçën.
Në asnjë mënyrë nuk mund ta përfaqësonte Salianji Korçën dhe prandaj të gjithë ishin aty. Edhe ata të Andrea Manos, që kishin dhënë dorëheqjen sepse Ervin Salianji, i deleguari i Lulzim Bashës me urdhrin e Lulit dhe me kamzhikun e tij përçau dhe sakatoi PD-në e Korçës, e çoi në këtë situatë ku është, i dëbuan të gjithë.
Nuk kishte rëndësi ishin demokratë, ishin prej të Bashës, nga Saliu, të Bodes apo të Manos. I dëboi. Zhvilloi një fushatë katastrofike, me rrahje midis kandidatëve brenda listës së PD-së. Nuk kishte përplasje mes socialistësh. Rriheshin njerëzit e Salianjit dhe trimat që e shoqëronin me militantët e Partisë Demokratike.
Shoqëruesit i çonte të godisnin dhe të dhunonin mbështetësit e Andrea Manos. Sorina Kotin e izoloi në një lagje të qytetit, Edmond Spahon e kërcënoi. Prandaj edhe Foltorja ishte kaq e plotë në Korçë, kishte kaq zë. Kishte kaq shumë njerëz, gjysma e tyre ngelën jashtë. Korça s?ka një tjetër sallë më të madhe edhe më e madhe të ishte më shumë do të kishte.
Më shumë do të kishte zgjatur, më shumë të pranishëm do të ishin dhe kjo sepse Lulzim Basha është një njeri që në tetë vite mendoi si e si të përçante PD-në e Korçës, që si e si ta uzurponte atë dhe ta vinte nën kontroll. Kështu e filloi që me emërimin e Andrea Manos, që e quajti të tijin, të cilin e mashtroi e gënjeu zgjedhje pas zgjedhjesh, dhe asnjëherë nuk e vuri kandidat për deputet në listat fituese, por sillte Ervin Salianjin, Klevis Balliun, ish kryetarin e Bashkisë së Devollit e të tjerë nga këta që në peshë politike në krahasim me Manon ishin ku e ku.
Por edhe ky i fundit vetë u përdor nga Lulzim Basha derisa u hodh më pas për të vendosur nën kontroll degën e Korçës, në duart e Salinajit, njeriut besnik të Lulit, i cili tashmë qartazi e pamë të gjithë se i kishte kundër.
E gjithë Foltorja e PD-së sot me drejtues seksionesh, grupseksionesh, kryesi e degës ishin kundër Lulzim Bashës, kundër të deleguarit të tij në Korçë, i cili në fakt është vetëm një vegël një instrument që Lulzim Basha e ka përdorur që të kapë degën e Korçës duke e përçarë.
Britmat dhe ulërimat për bashkim janë më të forta se sa Foltorja sepse përçarja është shumë e thellë dhe e madhe e bërë nga papërgjegjëshmëria tetëvejçare e Lulzim Bashës dhe e të dërguarëve të tij atje.
Tani ka ardhur koha të lexojë mesazhin e Korçës. Dikur Berisha ka patur një shprehje shumë të fortë: ?Po të do Korça të do gjithë Shqipëria?. Sot Foltorja e tregoi. Kurrë nuk ka patur Lulzim Basha aq shumë njerëz në Korçë dhe aq shumë mbështetje.
Problemi nuk qëndron te Berisha. Ai është 77 vjeç, ka axhendën e tij politike, dhe po përpiqet që ta shkundë PD-në edhe një herë nga themelet. Problemi tashmë qëndron tek Lulzim Basha, tek veprimet, tek aktet e tij politke dhe mjaftojnë foltoret për ta kuptuar se kë ka çuar në Korçë apo në Shkodër dhe si e ka sakatuar PD-në nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim. Korça sot i dha një mesazh të qartë Lulzim Bashës. Ik bashkë me tufën e kllounëve që ke përdorur për të përçarë Partinë Demokratike dhe për ta çuar në humbje pas humbje./ CNA.al
?Çdo njeri që largohet na pakëson?/ Si e paralajmëroi Berisha Bashën
Deputetja e PD thirrje Berishës/ Na udhëheq drejt fitores
?Nuk mund të mbetemi një forcë fasadë?/ Berisha tregon rrugën për të ardhur në pushtet
Është mbyllur “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha me...
Gjatë takimit me demokratët në Korçë, qytetarët kanë kërkuar...
Ish kryeministrit Berisha i është rezervuar një pritje madhë...
Koleksionisti korçar, Gjergji Thimo ka hedhur akuza të forta...
Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti është shfaqur s...
Arjan Haruni, ish-anëtari i kryesisë së PD-së në Korçë, ka q...
Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se është gati t...
Lideri historik i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me demokra...
Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltor...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në “Foltor...
Në Foltoren e Korçës, lideri historik demokrat Sali Berisha,...
Ish kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në...
Ish kryeminsitri Sali Berisha ka bërë me dije nga “Foltorja”...
Ish-kryeministri Sali Berisha nga qyteti i Korçës ka hedhur ...
Ish lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, gjatë fjali...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është rreshtuar...
Ish lideri historik i demokratëve, Sali Berisha është surpri...
Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Korç...
Sot ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon takimin me dem...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...