LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetja e PD thirrje Berishës/ Na udhëheq drejt fitores

15 Tetor 2021, 17:09, Politikë CNA
Deputetja e PD thirrje Berishës/ Na udhëheq drejt fitores

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti është shfaqur sot në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Korçës.

Gjatë fjalës së saj në ?Foltoren? e Berishës me demokratët, deputetja Sorina Koti i ka kërkuar ish-kryeministrit të udhëheqë PD-në në rrugën drejt fitores.

?Jemi në një pikë delikate. Kemi përplasje të brendshme.

Nuk do doja kurrë që demokratët të ishin në këtë situatë. Është pikë e vështirë.

Po iu kërkoj ju si themelues i PD, si një nga njerëzit që e keni udhëhequr në vitet e suksesit, ju kërkoj një rrugëzgjidhje. Një forcë që PD të ngrihet në pushtetin e saj.

Të gjithë besojmë në atë logo, forca jonë është bashkimi. PD është më e rëndësishme se çdo gjë?-tha Sorina Koti./CNA.al

Lajmet e fundit nga