web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Je një minikopje e shëmtuar e Kim Jong-Un”/ Bylykbashi akuza Ramës, si i mashtroi qytetarët 

15 Tetor 2021, 11:36, Politikë CNA

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha dje në Kuvend, se do të hedhë dy satelitë në orbitë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi e krahason Ramën me diktatorin koreano-verior, Kim Jong-Un.

Sipas Bylykbashit, ndërsa Kim Jong-Un hedh raketa balistike e tremb dynjanë, Rama maksimumi hedh shashka për të tërhequr vëmendjen nga hallet.

Po ashtu ai shkruan se Rama gënjeu qytetarët durrsakë, për të cilët thotë se kanë tre muaj që nuk marrin bonusin e qerasë.

?Kur je një minikopje e shëmtuar e Kim Jong-Un

Do të hedh satelitë në orbitë, thotë Edi Rama!

Diktatori koreano-verior vërtet hedh raketa balistike e tremb dynjanë, por ky autokrati ynë në krye të qeverisë maksimumi shashka për të tërhequr vëmendjen nga hallet hedh.

Një gjë ngjason në delirin e të dyve: në Korenë e Veriut vuajnë urie; në Shqipëri dhjetëra mijëra familje nuk mbyllin muajin.

Kryeministri ynë t?i lejë ëndrrat me satelitë, e të bëjë ndonjë punë për shqiptarët.

Për shembull t?u japë urgjent bonusin e qerasë qytetarëve durrsakë të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 sepse kanë tre muaj pa e marrë.

Kur deshi t?u merrte votat derdhi miliona euro, tani i harroi në mes të hallit.?-shkruan Oerd Bylykbashi./CNA.al





Lajmet e fundit nga