Gjekmarkaj nxit Bashën të bëhet burrë/ Deputeti i rilindur, pro pazareve kundër Berishës
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj,...
Kohët e fundit, kryetari dhe për pak kohë mesa duket në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka filluar një betejë të fortë me mediat. Ditë pas dite sulmon gazetarë, akuzon televizione, media, portale, a thua se problemi i shoqërisë në Shqipëri janë këta të fundit.
Problemi i Shqipërisë është politika, problemi i Shqipërisë është Qeveria, problemi është drejtësia, varfëria, mjerimi, Opozita.
Mediat, patjetër që kanë problematikat dhe gjynahet e tyre. Janë pjesë e atij sistemi.
Por, kur sulmohen dhe nga kryetari i Opozitës mesa duket qenkan në rrugën e duhur dhe vërtetë po kryekan një mision shumë të mirë.
Për të kuptuar se pse u sulmua Euronews, cila ishte arsyeja, kur është një televizion që ka një brand ndërkombëtar dhe ka një tjetër standard në krahasim me median shqiptare. Ka ardhur si një frymë tjetër dhe po përpiqet të ngrihet ndryshe në tregun mediatik shqiptar.
Euronews është i vetmi televizion që përgatiti një sondazh të pandryshueshëm, sistematik gjatë zgjedhjeve dhe rezultati ishte thuajse në kokë. Një sondazh i një standarti që nuk u pranua asnjë ndërhyrje. Një rezultat gati perfekt, që tregonte se Lulzim Basha do të humbiste. Jo se donte Euronews-i, por se kështu rezultonin të dhënat që analizoheshin nga ekspertë të huaj, në mënyrë dinamike, ditë pas dite.
Së fundi u bë edhe një sondazh nga Euronews.
Cila ishin pritshmëritë për Lulzim Bashën, marrëdhënia me Sali Berishën, pëlqyeshmëria në opinionin publik dhe brenda strukturave të PD-së.
Lulzim Basha, ishte një katastrofë e vërtetë.
Pra, Euronews-i nuk u sulmua nga Lulzim Basha se nuk kishte bërë misionin si media e lirë, apo nuk kishte raportuar në mënyrë profesionale. Pasi mjafton të ndjekësh disa edicione lajmesh dhe e kupton se ndoshta është televizioni më i balancuar në Shqipëri.
Por, rezultoi i sulmuar. Pse? Sepse publikoi një sondazh i cili nuk i pëlqeu Lulzim Bashës.
E në vend që këtë sondazh Lulzim Basha ta merrte, ta lexonte me laps në dorë dhe të reflektonte sepse ndoshta mund të ishte në të mirën e tij, ai sulmon televizionin që e publikoi.
Klani është një tjetër televizion kombëtar, i cili shpesh ka mbajtur qëndrime të forta opozitare. Por, mesa duket kohët e fundit, Luli ?ka varur kokën?.
Nuk ka një ftohje, por ka një qasje dhe një sjellje të papërshtatshme të Lulzim Bashës për shkak të pyetjeve të bëra nga një gazetare profesioniste si Jolldiz Mitro, e cila prej kohësh mbulon Partinë Demokratike.
Kronikat e Klanit janë korrekte, raportimet e saj po ashtu, raportimet që vinë nga PD-ja, ndoshta nga më korrektet në tregun mediatik shqiptar.
Por, Luli ?lajthit? dhe e sulmon. Sulmon atë dhe televizionin.
Nuk është rasti i dytë Klan.
Me standartin e Euronews-it, Lulzim Basha nuk duhej të kishte kandiduar dhe nuk do duhej të ishte kryetar i PD-së. Me standardin e Klanit, as vendi i Gaz Bardhit nuk i takonte.
Në fakt ka një problematikë të vazhdueshme të Lulzim Bashës në marrëdhënie me mediat, të cilat i ndan të tijat dhe kundër tij. Ata që i ?lëpihen?, dhe në rast se nuk e bën këtë veprim, Luli të quan kundërshtar.
Nuk pranon dot që ti të thuash të vërtetën për të dhe për Partinë Demokratike ashtu siç është. Por, kërkon t?i ketë gjërat në përdorim, nën kontroll, ashtu siç po mban peng dhe vulën e kryetarit të PD-së.
Por, harron se Euronews dhe Klan janë televizione që as iu intereson fare ekziston apo nuk ekziston Lulzim Basha. Ky është një individ i pavlerë, i cili përkohësisht merr emër se është kryetar i PD-së. Nesër të kandidojë i vetëm nuk merr as votën e kunatit të tij.
Ndaj, Luli duhet ta kuptojë se më shumë sesa luftë me mediat, luftën duhet ta bëjë me kundërshtarin politik, me Edi Ramën.
Lulzim Basha është në krye të PD-së për të ?luftuar? Edi Ramën, për të bërë Opozitë. Nuk është as për të luftuar dhe përjashtuar demokratët, as për të luftuar apo për t?u ?kacafytur? me mediat.
Sepse me këtë të fundit thjeshtë dhe vetëm po tregon se po kopjon Edi Ramën e dikurshëm që sulmonte televizionet. Një strategji që nuk i solli asnjë bereqet, ndërsa në fund Rama e kuptoi dhe filloi t?iu kërkonte ndjesë mediave dhe gazetarëve.
Ndaj, sot jemi përballë faktit, që Luli po kopjon Ramën e ?vjetër?, dhe i tronditur ndoshta nga këto strestet e papërballueshme të kohëve të fundit, me luftën dhe përjashtimet brenda PD-së, tani poi u ?vërsulet? edhe mediave.
Mirë është që Luli të mendohet përpara se të flasë për gazetarët, ose të ndjekë atë këshillen e Klan-it, ?Të flejë më shumë e të dalë më pak?.
Sa më pak të dalë, aq më mirë është. Jo vetëm për televizionet, por për atë vetë dhe demokratët. Sepse tashmë ?lajthitja? e tij nuk është më një paragjykim, por është një fakt që e shohin dhe e prekin të gjithë çdo ditë./CNA.al
?Lajthitja e kreut të PD?/ TV Klan i përgjigjet Bashës: Shto orët e gjumit
Sondazhi/ Demokratët duan Berishën në krye të PD
Sondazh-Zgjedhja e votuesve të PD-së/ Berisha më i pëlqyer se Basha
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj,...
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mb...
Pasditen e djeshme, “Foltorja” e ish-kryeministrit Berisha m...
Pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berish...
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë sot në një konferencë ...
Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Pu...
Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në shkollën “Çajupi” në ...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka paralajmëruar se k...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur e bind...
Kuvendi do të mbaje nesër seancën plenare me praninë e gazet...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Ber...
Kur na u vërsulën neve me tërbim para ca viteve, sepse u kis...
Kryeministri Edi Rama për të disatën herë ka pasur një video...
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon qev...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e cilëson si...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar zhvillimet e fundit në Pa...
Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisilda Shehaj ka qenë e ftuar ...
Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano ka kom...
Ish-zëvendës ministrja e Financave Irena Beqiraj, ka folur p...
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...