Connect with Us

“Lajthitja e kreut të PD”/ TV Klan i përgjigjet Bashës: Shto orët e gjumit

Politikë

“Lajthitja e kreut të PD”/ TV Klan i përgjigjet Bashës: Shto orët e gjumit

Publikuar

-

cna lajme politike

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot gjatë një deklarate për mediat ka sulmuar televizionin kombëtar Klan.

I pyetur nga gazetarja e politikës në Klan, në lidhje me vendimin e natës për shkarkimin e Flamur Nokës, nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Basha në vend që të përgjigjej, është hedhur në sulm.

Lulzim Basha: Njëherë dua Jona, që kam respektin më të madh për ty profesionalisht, t’ju them që televizioni juaj duhet të jetë pak më objektiv në pyetje e pastaj edhe në raportime, sepse nuk i takon një televizioni me licencë kombëtare të sillet si një televizion provincial, cili shmang të vërtetën apo deformon të vërtetën”.

Por pyetjes po të gazetares së Televizionit Klan se cilat të vërteta kishim shmangur sipas tij, Basha i përgjigjet se:

Lulzim Basha: Ti asnjë, as gazetarët e Klanit asnjë, por është mirë që të jeni sa më objektiv dhe që të jesh objektiv do të thotë që të thuash të vërtetën”.

Por, pas kësaj deklarate të Lulzim Bashës, ka ardhur reagimi edhe nga Tv Klan, i cili e cilëson si një “lajthitje” deklaratën e kreut të PD dhe e keshillon të shtojë orët e gjumit dhe të dalë sa më pak në televizor.

LEXO EDHE:  Basha bashkëbisedim me të rinjtë/ I tregon planin e qeverisjes së ardhshme

Kaotik në përgjigjet e tij, kryedemokrati Basha edhe ankohet, por edhe nuk ankohet ndaj gazetarëve të Klanit. Meqë me ne të lajmeve nuk e paska inatin, ndoshta e ka me korrespondentët e Aldos së emisionit të mëngjesit, ose me këta të emisionit të gatimit për ndonjë recetë më të mirë se të tijat, ose larg qoftë me ata të Klanifornias që janë totalisht të pakontrollueshëm.

Kreu i PD, z. Basha, dukshëm duket që e ka humbur qetësinë nga zhvillimet e brendshme e sidomos që prej nisjes së Foltores me qytetarët nga Sali Berisha, por edhe nga përplasjet me deputetet e tjerë, ndaj të cilëve ka nisur të marrë dhe masa siç ishte rasti i Flamur Nokës dje, sepse dhe ky i fundit në fakt e bëri baltë duke folur pak si shumë kundër tij.

Qartazi kuptohet që stresi i është rritur në maksimum, por që ta kalojë sa më shpejt këtë moment të vështirë, ne të lajmeve të Klanit një këshillë mund t’i japim zotit Basha, të shtojë orët e gjumit dhe të dalë sa më pak në televizor…”-thuhet në reagimin e tv Klan./CNA.al

Basha sulmon TV Klan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nga Shqipëria për në Korenë e Jugut/ Audimet për largimin e Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Mediat e huaja kanë përmendur sërish emrin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, si një kandidatet potenciale për ambasadore në Korenë e jugut, duke e lidhur këtë aludim edhe me origjinën e saj.

Nga ana tjetër, Seuli zyrtar ende nuk ka një të diplomat amerikan, që nga dorëheqja e Harry Harris.

“Rreth nëntë muaj në presidencën e tij, Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka emëruar ende një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe rëndësia e Seulit si një aleat i rëndësishëm në gjeopolitikën e Azisë Lindore”, shkruan The Korea Times.

“Amerika është kthyer, diplomacia është kthyer,” tha Biden në shkurt, duke u distancuar nga paraardhësi i tij Donald Trump, i cili e bëri “Amerika e para” politikën e tij kryesore. Megjithatë mesazhi nuk është zhytur ende pasi rreth gjysma e posteve të ambasadorëve të SHBA-së mbeten ende vakante – me Korenë e Jugut që është një prej tyre.

LEXO EDHE:  A mund t’i fitojë Basha zgjedhjet?/ Ish deputeti demokrat pesimist: Është katandisur si mos më keq!

LEXO EDHE:  A mund t’i fitojë Basha zgjedhjet?/ Ish deputeti demokrat pesimist: Është katandisur si mos më keq!

Sipas Shoqatës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm, 95 nga 189 pozita ishin vakante që nga 4 nëntori.



Vetëm shtatë nga të emëruarit për ambasadorë të presidentit Biden janë konfirmuar, që nga koha kur ai mori detyrën.

Ish-ambasadori në Seul, Harry Harris, i cili u emërua nga Trump, dha dorëheqjen më 20 janar pasi Biden mori detyrën.

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane që u bë ambasadore e SHBA-së, është përmendur për këtë post./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashën e braktis një tjetër sekretar

Publikuar

-

Nga

Arben Kashahu ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.

Sipas burimeve të CNA.al, Kashahu ka dhënë dorëheqjen e parevokushme. Ai ka njoftuar Bashën dy javë më parë, duke theksuar se nuk mund të bashkëpunonte më me të.



Kashahu e ka mbajtu për 4 vite postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, ndërsa tashmë është larguar përfundimisht duke braktisur Lulzim Bashën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për të qeshur e për të qarë”/ Spaho-Bashës: Ia kalon edhe ‘Ali Komikut’

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka sulmuar ashpër kreun e PD, Lulzim Basha, pas deklaratës së këtij të fundit kundrejt ish-kryeministrit Berisha.

Ai ka theksuar se PD-ja e Lulit, nëse ka një të tillë, është bërë për të qeshur e për të qarë dhe e ka cilësuar ate me nofkën “Ali Komiku.

“Hajde mos u gajas!!!

Ne kohen e luftes se dyte te Gjirit, ne Bagdad ishin dy Ali.



I pari ishte Ali Kimiku, emrin e kishte marre nga programi i armeve kimike qe drejtonte.

I dyti ishte Ali Komiku. Ai ishte zedhenesi i rregjimit te Sadamit. Emrin ja vune gazetaret nderkombetare sepse sa me shume avanconin trupat e koalicionit drejt Bagdadit, aq me shume dilte Aliu i propogandes dhe njoftonte “fitoret” e trupave te Sadamit.

PD e Lulit, ne se ka nje te tille, eshte bere per te qeshur e per te qare. Le kur thote qe koha e Berishes ka mbaruar dhe do prese tubin e oksigjenit qe Berisha i jep Rames!!! Ja kalon edhe Ali Komikut”, shkruan Spaho në një status në facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE