Connect with Us

Basha sulmon TV Klan

Aktualitet

Basha sulmon TV Klan

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Lulzim Basha, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, njeriu që ka shënuar në CV-në  e tij politike, një sërë dështimesh dhe humbjesh, ka dalë totalisht jashtë kontrollit.

I mbetur i vetëm, i braktisur nga anëtarësia, nga deputetët edhe nga ata që deri më dje i kishte në krah të tij, është hedhur në sulm të mediave.

Gjatë një deklarate për shtyp tek shkallët e PD, në atë zonën e tij ku ndihet i sigurtë, ka sulmuar televizionin kombëtar Klan.

I pyetur nga gazetarja e politikës në Klan, në lidhje me vendimin e natës për shkarkimin e Flamur Nokës, nga drejtimi i Komisionit të Sigurisë, Basha në vend që të përgjigjej, është hedhur në sulm.

Ai ka thënë se TV Klan duhet të jetë më objektiv, pasi ka licensë kombëtare dhe nuk është televizion provincial.

Bashës i duket provincial, pasi ka mbetur vetëm me vulën e PD dhe disa ‘kurtizanë” rreth e rrotull, pa anëtarësi, pa parti, pa media, pa asgjë.

LEXO EDHE:  Anëtarja e kryesisë së PD: Shqiptarët nuk kanë besim te opozita

Në rolin e kryetarit të asgjësë, Basha, kapet me mediat, kur thonë të vërtetën, por në të gjitha rastet përfundon duke u “rrëzuar”.

Deklarata e Bashës:

Zoti Basha, dje keni përjashtuar Flamur Nokën, përse e morët këtë vendim?

Basha: Njëhera dua, Juna, që kam respektin më të madh për ty profesionalisht, t’ju them që televizioni juaj duhet të jetë pak më objektiv në pyetje e pastaj në raportime, sepse nuk I takon një televizioni me licensë kombëtare të sillet si një television provincial, i cili shmang të vërtetat apo deformon të vërtetat.

Cilat të vërteta keni shmangur z.Basha?

Basha: Ti, asnjë, e asnjë gazetarët e Klanit asnjë, por është më mirë të jesh objektiv. Dhe që të jehs objektiv do të tjotë të thuash të vërtetën. Z. Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Komisionit të Sigurisë, nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bashës i bojkotojnë mbledhjen e Kryesisë së grupit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kredemokrati Lulzim Basha mblodhi pasditen e sotme Kryesinë e Grupit Parlamentar në selinë blu.

Takimi që zgjati më pak se një orë, duket se është bojkotuar nga shumica e demokratëve.

Sipas burimeve të CNA.al, mbledhjes së thirrur me urgjencë nga Basha, nuk i janë përgjigjur Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këllici, ejt.



Nervozizmi i Bashës, u vu re dhe gjatë prononcimit për mediat, ku sulmoi ashpër ish kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Anëtarja e kryesisë së PD: Shqiptarët nuk kanë besim te opozita

LEXO EDHE:  Anëtarja e kryesisë së PD: Shqiptarët nuk kanë besim te opozita

Kjo ‘fryerje’ e Bashës vjen në një moment kur e gjithë struktura e  FRPD, i ka dalë kundër duke u bashkuar me ‘foltoren’ e organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha sulmon Berishën/ ‘Oksigjeni Edi Ramës’

Publikuar

-

Nga

Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas mbledhjes në selinë blu, duke folur për mediat ai tha se me aksionin e tij politik, Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, për të cilën ai tha se duhet ta ndërpresë.

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale.

Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës.



LEXO EDHE:  Anëtarja e kryesisë së PD: Shqiptarët nuk kanë besim te opozita

LEXO EDHE:  Efektet reale të eksodit të LSI-së drejt PS-së/ Prapaskenat që shqetësojnë Kryemadhin

Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës

Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës.“/CNA.la

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpikja e Bashës/ Drejton partinë me Kryesinë e grupit parlamentar

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha ka gjetur një zgjidhje nga ato qesharaket e tij, që tregojnë ankthin dhe panikun nga debatet e fundit në Partinë Demokratike.

Sot, për të disatën herë pas zgjedhjeve në PD Basha ka thirrur Kryesinë e grupit parlamentar. Në fakt Partia Demokratike me statut, ka Kuvendin, Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë.

Kryesia e drejton atë në proçesin e saj, nga fillimi deri në mbledhjen e Këshillit Europian apo në raste të jashtëzakonshme siç është Kuvendi dhe ajo që pritet të  thirret në dhjetor nga më shumë se ¼ e antarësisë së PD.

Më tej, stuktura të tilla si kryesia e grupit parlamentar, janë për grupin parlamentar jo për të drejtuar partinë. Janë për të mbledhur  dhe për t’u marrë vendime në lidhje se çfarë do të diskutohet, vendimet që do të merren, gjatë seancave parlamentare.

Në fakt Lulzim Basha e mbledh Kryesinë e grupit parlamentar për të diskutuar gjithçka dhe ka shmangur kryesinë në këtë proçes politik shumë të rëndësishëm. Edhe heren e fundit kur tentoi ta mblidhte ai bëri një mbledhje me të gjërë se kryesia dhe nuk mundi të diskutonte apo merrte vendime për shkak të përplasjes që pati.



Kryesia e Partisë Demokratike nuk mblidhet nga Lulzim Basha, ai nuk ka bërë analizë dhe tani Luli drejton partinë me kryesinë e grupit parlamentar ku ka emëruar vetem njerzit e tij të preferuar të cilët janë përballë kryesisë, të cilët janë edhe të zgjedhur.

LEXO EDHE:  Efektet reale të eksodit të LSI-së drejt PS-së/ Prapaskenat që shqetësojnë Kryemadhin

LEXO EDHE:  “Zërin e Agron Llakajt çove për ekspertim”?/ Ish-ministri thumbon Ramën

Në kryesi ka edhe emra të cilët mund ta kundërshtojnë Bashën, ndërsa në Kryesinë e grupit parlamentar shumica janë në mbështetje të Lulzim Bashës përfshirë Ervin Salianji, Grida Duma, Enkeled Alibeaj, Alfred Rushaj apo edhe të tjerë.

Emrat që publikisht kanë dalë kundër Bashës janë Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Për sa kohë këta do të thirren ende ne Kryesinë e grupit parlamentar, pasi pritet të largohen nga të gjitha detyrat që bëjnë në kuvend ashtu si u lagua edhe Flamur Noka gati 3 javë më parë.

Shpikja e Lulzim Bashës për të drejtuar partinë me anën e Kryesisë të grupit parlamentar është si zgjidhje për shkak të forumeve që nuk mund të kontrollohen prej tij por mund të kenë debate, kritika dhe të përballet me përplasje të ashpra. Prandaj ai kërkon që me servilët e tij të cilëve ju ka dhënë poste të mbajë dhe të drejtojë partinë me një shpikje sic është kryesia e grupit parlamentar, nga e cila në fakt nuk ka të drejtë të marrë vendime për partinë por thjesht dhe vetëm orjenton dhe diskuton atë që do të bëhet në seancë plenarë.

Kryesinë Luli e ka bërë sikur është kryesia e Partisë Demokratike e cila nuk mblidhet prej kohësh, pa folur më tej që nuk ka zhvilluar ende as analizën e humbjes së zgjedhjeve në 25 prill./CNA.al

LEXO TE PLOTE