Connect with Us

Sondazh-Zgjedhja e votuesve të PD-së/ Berisha më i pëlqyer se Basha

Politikë

Sondazh-Zgjedhja e votuesve të PD-së/ Berisha më i pëlqyer se Basha

Publikuar

-

Votuesit e Partisë Demokratike preferojnë më shumë Sali Berishën sesa Lulzim Bashën. Në anketimin e muajit shtator, Euronews Albania pyeti shqiptarët se cilin prej dy udhëheqësve pëlqejnë më shumë.

65% e votuesve të PD pëlqejnë sot më shumë Berishën, ndërsa 57% preferojnë Lulzim Bashën.

Ky rezultat përmbys atë të një muaji më parë, kur ende pa shpallur vendimin për largimin e Berishës, Lulzim Basha gëzonte popullaritet në 67% të votuesve të PD, ndërsa Berisha ishte në nivelin e 56%.

LEXO EDHE:  Variantet e fletës së votimit /KQZ hap sondazhin online për qytetarët

Këtë trend ruajnë edhe shifrat që tregojnë popullaritetin e Berishës dhe Bashës në të gjithë popullsinë.

Në muajin gusht, Lulzim Basha gëzonte popullaritet më të lartë se Berisha mes shqiptarëve.

Anketa e muajit Shtator tregon rritje të mbështetjes në popullsi për Sali Berishën, nga 19% në 29%. Ndërkohë për Lulzim Bashën mbështetja mbetet thuajse e njëjtë, nga 26% në 24% të shqiptarëve./ Euronews

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Grenell ‘kokë më kokë’ me Metën/ Çfarë bisedoi presidenti me zyrtarin amerikan

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Meta përpos një statusi në rrjete sociale ku vlerëson angazhimin e Grenell për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA, ai nuk jep asnjë detaj tjetër lidhur me atë çfarë është diskutuar mes tyre.



‘Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time.

 Angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, vlerësohet shumë” shkruan Meta në një postim në Twitter ndërsa ndan foto nga takimi në Presidencë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ryshfet e korrupsion me zyrtarët/ Manja: Javën e ardhshme, padi të tjera në Prokurori

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Teksa foli për denoncimet e rasteve abuzive të zyrtarëve shtetërorë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se çdo provë e sjellë nga qytetarët do të shkojë pranë organeve kompetente, të cilat do të merren me rastet në fjalë.

Ai shtoi se sërish javën e ardhshme do të dalë në një deklaratë para publikut, ku do të tregojë një tjetër rast të tentativës për ryshfet e korrupsion, raste të cilat do të kalojnë në duart e drejtësisë.

“Reforma në sistemin e drejtësisë dhe vettingu u ndërmor nga degradimi i sistemit gjyqësor. Sot kemi  një realitet tjetër. Garantojmë cilësi të provave që do t’i nënshtrohen njësisë antikorrupsion. T’I kopsisim letrat për këto shkelje abuzive dhe pastaj drejtësia para fakteve e ka detyrim ligjor të shkojë më tej.  Sot një javë sërish para jush për padi të tjera që do t’i çojmë në prokurori”, tha Manja.

LEXO EDHE:  Skandaloze dhe tallje/ Ja çfarë shet si sondazhe Çim Peka

LEXO EDHE:  PD ka nevojë për një statut të ri



Ai u ndal edhe tek harta e re gjyqësore, për të cilën tha se është ngritur një grup pune nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë, të cilat po hartojnë një draft, që më vonë do t’i nënshtrohet konsultimit publik.

“Kemi marrë një dokument pune për hartën gjyqësore. Një grup pune nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë po adresojnë problematikat që shumë shpejt do të bëjë gati një draft të hartës gjyqësore për t’i nënshtruar konsultimit publik. Proces që na detyron ligji, por çdo gjë në kohën e duhur”, theksoi Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Njësia Antikorrupsion zëvëndëson SPAK?/ Manja sqaron qytetarët, mesazhi i fortë 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Qytetarët që do të përballen me abuzime nga zyrtarë të administratës shtetërore tashmë mund t’i denoncojnë ata nëpërmjet fakteve në Njësinë Antikorrupsion.

Kjo njësi ka nisur procesin publik të denoncimeve në SPAK, për t’i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve në administratën publike.

Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sot në një konferencë për mediat, iu bëri thirrje qytetarëve të mos hezitojnë dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi nga zyrtarët e administratës.

LEXO EDHE:  “Nuk jam i kënaqur me qëndrimet e opozitës”/ Maliqi akuza Bashës dhe Kryemadhit

LEXO EDHE:  “Nuk jam i kënaqur me qëndrimet e opozitës”/ Maliqi akuza Bashës dhe Kryemadhit



Por, ndër të tjera Manja është pyetur nga gazetari Artan Bajrami i A2 CNN, se pse duhet një Njësi Antikorrupsion, ndërkohë që është institucioni i SPAK ku mund të bëhen denoncimet ndaj zyrtarëve.

Ministri theksoi se “Njësia antikorrupsion është një nga dritaret që qytetarët kjanë në dispozicion për të denoncuar praktikat korruptive në administratë

Kjo njësi trajton të gjitha praktikat abuzive që jo domosdoshmërisht do jetë penale”./CNA.al

LEXO TE PLOTE