web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patronazhistët në raportin e OSBE-ODHIR/ Vjen reagimi i fortë nga Yuri Kim

11 Tetor 2021, 15:26, Aktualitet CNA

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u ka bërë apel autoriteteve të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim i referohet rekomandimit numër katër të OSBE, që lidhet me patronazhistët. Kim shkruan se është e drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme.

?Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme është themelore për demokracinë,? shkruan Kim, ndërsa ka shpërndarë një postim të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit, i cili gjithashtu e ka vënë theksin te publikimi i të dhënave personale që citohet në raport./CNA.al

 

We urge authorities to act on this and other recommendations of @osce_odihr regarding the April 25 election. The right of citizens to vote freely – without fear or pressure or illegal enticement – is basic to democracy. https://t.co/xNaUqLsGhI

? Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 11, 2021





Lajmet e fundit nga