web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Misteri i avionit në Vermosh/ Si u zhdukën me fuoristradë personat që ishin në bord

4 Tetor 2021, 11:34, Kronika CNA

Kryeplaku i Kelmendit, Preke Vata ka  zbardhur detaje nga  helikoperi që u raportua se kishte bërë ulje për shkak të një defekti në fshatin Vermosh.

Sipas tij në helikopter ndodheshin më shumë se dy persona, të cilët nuk lanë lejuar barinjtë të vetmit që gjendeshin në atë zonë, që t?u afroheshin.

?Kam informacion. E mora informacionin nga banorët e lagjes dhe barinjtë. Aty afër nuk ka pasur njeri. S?ka shtëpi afër. Ky avion ka ardhur rreth orës 9 ose 9 e çerek. Është ulur në atë zonë, në lagje të Velipojës. Kanë pushuar nja gjysmë orë dhe kanë tentuar që të ikin nga kanë ardhur dhe kanë pësuar defekt, dhe kanë rënë në një livadh?, ka thënë Vata për News 24,

Sipas të njëjtit, banorët kanë ndjerë zhurmë si punë granate.

?Kanë parë disa njerëz aty, dy njerëz dhe nuk i kanë lënë të të afrohen. Aq thonë, se më afër nuk i kanë lënë të afrohet. Njëri fliste shqip. Më pas erdhi fuoristrada. ?Mos u afro këtu. Mos u afro as një hap më këtej, largohu!?

Në zonë kanë qëndruar rreth 30 minuta. Në atë moment kanë qenë larg. Jam duke pritur policinë këtu që të vijë. Nuk jemi aty afër? ka thënë me tej Vata./CNA.al





Lajmet e fundit nga