web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i PD akuza qeverisë/ Papunësia në kulm! Në 5 zona në Elbasan s’ofrohet asnjë vend pune

2 Tetor 2021, 15:59, Politikë CNA

Deputeti i PD në Qarkun e Elbasanit Lefter Gështenja, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku shprehet se qeveria e ka shndërruar në tokë të djegur këtë zonë.

Ai thekson se në 5 zona në Elbasan nuk ofrohet asnjë vend pune.

Postimi i plotë i Lefter Gështenja:

Qeveria e ka shndërruar në tokë të djegur Librazhdin, Prrenjasin, Cërrikun, Peqinin, Belshin. Nuk ka asnjë vend pune që të rinjtë, të diplomuarit, profesionistët të mund të punojnë, te fitojnë dhe të jetojnë në zonën tonë.

Shikoni të dhënat e vetë qeverisë së papunësisë nga Agjencisë Kombëtare e (Sh)Punësimit.

Në Librazhd, Prrenjas, Peqin, Cërrik, Belsh nuk ka asnjë vend pune të lirë as në shtet, as në privat. I vetmi vend pune është në Gramsh.

Treva jonë duhet të ishte ndër më të pasurat e vendit dhe të siguronte me mijëra vende pune në turizëm, bujqësi, tregti apo industri të vogla.

Ky është një realitet që sjell vetëm shpopullim, varfëri, nënshtrim. Ndryshimin e kemi në dorë vetë! Duhet ndryshim me demokratët./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga