web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nevoja ulëritëse e projektit të pashpallur nga Berisha

2 Tetor 2021, 07:32, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka ngjallur jo pak shpresë tek demokratët, tek militantët e PD-së, tek trupa elektorale e kësaj partie, e cila prej shumë vitesh ndihej si e vdekur. Humbje pas humbje, tashmë PD-ja ishte në një udhëkryq, një rrugë e vështirë e cila pas dorëzimit të mandatit të tretë tek socialistët ka një problematikë mjaft të vështirë.

Ish-kryeministri Sali Berisha tashmë ka zhvilluar pesë takime, këto duke filluar nga Tirana, në Fier, në Vlorë, në Durrës dhe në Shkodër. Takime që kanë ngjallur shumë entuziazëm. Takimi i djeshëm në Shkodër ishte mjaft sinjifikativ për turin e Berishës.

Qartazi ish-kryeministri dhe ish-presidenti duket se është njeriu që ngjall entuziazëm dhe jep garanci për një projekt të duhur për Partinë Demokratike. Një projekt që nuk iu nevojitet vetëm demokratëve. Një projekt që i nevojitet Shqipërisë. Opozita i duhet Shqipërisë. Opozita i duhet edhe Qeverisë, për të qënë më e mirë.

Por, pas këtyre pesë takimeve duket se nuk po shohim një projekt të qartë. Pra, nuk po shohim se cilat do të jenë rregullat apo forma që do të çojë në një Parti Demokratike, ndryshe.

Ish-kryeministri në të gjitha takimet e tij ka hedhur një ide, ka sulmuar ashpër Qeverinë, ka pranuar se PD-ja i ka humbur zgjedhjet, dhe se Edi Rama ka bërë manipulime. Gjithashtu ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i dështuar. Ka përcjellë çdo mesazh të demokratëve ndaj Bashës.

Por, takim pas takimi po shkojmë në një retorikë. Sot demokratët, shqiptarët, ndoshta edhe ata që janë në pushtet, kanë nevojë të dëgjojnë dhe të lexojnë projektin e bashkimit të PD-së. Idenë e qartë të përkthyer në rregulla nga ish-kryeministri, apo idenë sesi do të ecet më tej në rrugën e bashkimit duke e reformuar nëpërmjet një strukture ndoshta, e cila do të vendoste qartazi “pikat mbi i”.

Sepse nuk është thjeshtë një bashkim mekanik. Mënyrën sesi do të hapet Partia Demokratike. Si do të afrohen njerëzit e saj. Cila do jetë gara që do të zhvillohet. Si do të vendoset për të ecur nesër më tej në garat përballë kundërshtarit.

Pra, rregulla të qarta, të shkruara nga një ekip profesionistësh. Një statut i cili do të bashkonte vlerat e demokratëve. Një statut që do të bashkonte kontributet e secilit. Ku jo si sot, që një kryetar që vjen fshin historinë e partisë. Vjen një tjetër e heq atë që ka. E vjen sërish një tjetër dhe sjell atë që do.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Këto nuk duhet të ndodhin më dhe ajo që është nevoja më e madhe e demokratëve është ta shohin ?Projektin Berisha?. Çfarë ofron, si do të zgjidhen problematikat e këtyre tetë viteve në opozitë. Dhe si do të ecet drejt bashkimit, për të ofruar një alternativë dhe program fitues në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është mënyra sesi mund të ecet përpara.

Dhe për këtë njerëzit kanë nevojë ta dëgjojnë.

Në pesë takime kanë dëgjuar problematikat e qeverisjes, zgjedhjet, Lulzim Bashën, e të tjera si këto.

Tani është koha për të folur për projektin e Partisë Demokratike.

Nuk mjafton mbledhja e firmave, nuk mjafton më tashmë artikulimi i Doktorit.

Duhet që demokratët dhe shqiptarët të shohin dhe të lexojnë qartë cili do të jetë programi, forma, rruga, rregullat e shkruara dhe marrëveshjet që do të sjellin në mënyrë të rregulluar dhe statutore një bashkim të madh të PD-së dhe atë që mund të quhet rruga e bashkimit, zmadhimit, hapjes së PD-së dhe ecjes së saj drejt fitores.

Por, kjo do një projekt dhe një strategji mjaft të qartë, të mbështetur nga të gjithë. Një projekt për të cilin Berisha në fakt ka mbështetje nga të gjitha palët. Tani ka ngelur vetëm që ta shpalosë dhe t?ua sjellë njerëzve. T?ua sjellë demokratëve si alternativë për opozitën që i mungon Shqipërisë./CNA.al

Berisha, premtime demokratëve në Shkodër/ ?Vota juaj do të dalë në dritë?

Berisha thirrje demokratëve/ ?Koha është kritike, duhet të bashkohemi?

?Nga e gjetët këtë, nga personazhet e Franc Kafkës!?/ Berisha tallet me Bashën para demokratëve

?Basha i pashpresë?/ Berisha: Pa ne këtu, Shqipëria ka një narkokryetar dhe një peng

“I nderuar kryetar”/ Berisha çon peshë zemrat e demokratëve në Shkodër

?Ai që nuk e merr pushtetin me zgjedhje, e merr me çdo formë tjetër?/ Çfarë paralajmëron Berisha?

Berisha: Bashkëqeverisja do ishte fatalitet, duhen zgjedhje të lira

Berisha mes shkodranëve/ “Nuk ka qeveri që ju ka diskriminuar më shumë se ajo e Ramës”

“Basha është satelit i Qeverisë”/ Berisha: Rama kopjoi modelin tim për të fituar





Lajmet e fundit nga