LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtrëngohet “laku” për Lulzim Bashën/ Deklarata e Muzin në SHBA, “fundos” kreun e PD?

2 Tetor 2021, 08:50, Politikë CNA
Shtrëngohet “laku” për Lulzim Bashën/ Deklarata e

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka komentuar skandalin në lidhje me lobimet, me financime nga offshore ruse, në SHBA, në favor të Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani paralajmëron se Lulzim Basha do ketë probleme me drejtësinë dhe se i duhet një avokat I mirë.

Po ashtu, Manjani thekson se nëse Nick Muzin ka dëshmuar para autoriteteve hetimore amerikane, ajo dëshmi është shkak i plotë ligjor për të riçelur hetimin penal në Shqipëri.

?Lulzim Bashës më shumë sesa një vizë amerikane në pasaportë i duhet një avokat. Dhe i mirë madje!

Nëse Nick Muzin ka dëshmuar para autoriteteve hetimore amerikane, ajo dëshmi është shkak i plotë ligjor për të riçelur hetimin penal në Shqipëri. Herët a vonë kjo do ndodhë.

Nuk ka diplomaci në botë që zhduk prova të autoriteteve hetimore e gjyqësore! Mund ti përdorin përkohësisht për interesa të çastit, por kaq. Sepse siç i fshehin për një interes, ashtu edhe i çojnë në vend po për interes?

Ndaj kush ja do të mirën Lulit duhet ta këshillojë të gjejë një avokat të mirë.

Se edhe Atë që e mbrojti deri në fund e përzuri me vendim të jetës së tij.

Apo do ta mbrojë Rama!

I duhet AVOKAT.?-shkruan Ylli Manjani.

Kujtojmë këtu se në muajin mars 2018,  revista investigative amerikane ?Mother Jones? publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollar nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

Në këtë artikull publikohen fakte sesi Lulzim Basha, ka ofruar pagesa të majme për promovimin e tij në SHBA.

Në të njëjtin shkrim thuhet se Basha ka kontraktuar një lobist Amerikan të quajtur Nick Muzin, i cili është edhe një ish-ndihmës i fushatës së Donald Trump. Kontrata mes Muzin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Basha, për të lobuar për PD-në në muajt mars, prill dhe maj, e për këtë ai do të merrte 25 mijë dollarë për shërbimet që do të kryente brenda këtij harku kohor. (Lexo këtu)/CNA.al

MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

Si qëndron e vërteta e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA?!

Lajmet e fundit nga