web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gratë e një fshati hungarez helmuan për vdekje 300 familjarët e tyre/ Kush janë “Engjëll-bërësit e Nagirevit”

27 Shtator 2021, 07:12, Blog CNA

Gjatë viteve 1914-1929, një grup grash të njohura tani si ?Engjëll-bërësit e Nagirevit?, Hungari, helmuan rreth 40 burra dhe fëmijë në fshatin e tyre të vogël. Megjithëse disa pretendojnë se ato vranë më shumë se 300 njerëz.

Të udhëhequr nga një mami e quajtur Suzana Fazekash, vejushat shkaktojnë ende sot debate midis historianëve. Disa i kanë cilësuar si të sëmura mendore, ndërsa të tjerët thonë se ato ishin të justifikuara në aktet që kryen. Atëherë, a ishin këto gra vrasëse të çmendura, apo të dëshpëruara për të shpëtuar nga marrëdhëniet e tyre toksike?

Të qenit një grua nuk ka qenë asnjëherë e lehtë. Por të qenit grua në Hungarinë e shekullit XX-të, ishte një Ferr i vërtetë. Zakonisht të martuara që në adoleshencë – ndonjëherë që në moshën 14 vjeçe – gratë nuk ishin të lira të zgjidhnin burrat e tyre.

Dhe duke parë që Hungaria ishte një vend katolik shumë i devotshëm, divorci ishte një tabu, pavarësisht nëse burri ishte një alkoolist, abuzues apo kurorëshkelës. Kishte shumë gra  që u përpoqën të jetonin dhe punonin duke pasur përreth këtë mjedis mbytës, përfshirë një mami të moshës së mesme të quajtur Suzana Fazekash, e cila midis viteve 1911-1921 kreu të paktën 10 aborte ilegale tek gratë e dëshpëruara të fshatit.

Fshati hungarez ishte ndërtuar duke u bazuar tek kultura Nagirev, një grup njerëzish që jetonin atje që nga Epoka e Bronzit. Fazekash u arrestua disa herë për këto operacione, por ndaj saj nuk u ngrit asnjë akuzë zyrtare.

Kjo pasi gjyqtarët ishin në atë kohë të vetëdijshëm mbi vështirësitë e mëdha financiare, në të cilat u gjendën shumë familje në prag të Luftës së Parë Botërore. Por Fazekash mund të ketë pasur një të kaluar edhe më të tmerrshme sesa kryerja e atyre aborteve.

Të dhënat tregojnë se ajo quhej ndryshe Julia, në kujtim të burrit të saj të ndjerë, Gyula, zhdukja e pashpjegueshme e të cilit, mbetet edhe sot e kësaj dite një mister. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, deri në 9 milionë burra nga ish-Perandoria Austro-Hungareze u dërguan në front, për të shërbyer për të ashtuquajturën ?Aleanca Tripalëshe?, dhe numri i të vdekurve ishte tronditës.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Nagirev shërbeu si një kamp rus i të burgosurve të luftës. Shumë nga gratë e qytezës që u bënë ?vejushat e luftës?, filluan të kishin lidhje sekrete me robërit. Por kur burrat e tyre u kthyen nga lufta, shumica e tyre ishin bërë të pavarura si në aspektin financiar ashtu edhe atë emocional, dhe nuk donin të riktheheshin në një jetë ku ato ishin të nënshtruara.

Por divorci nuk ishte ende një opsion në vendin shumë fetar. Shumë nga gratë më të reja të fshati shkuan tek Fazekash për këshilla, dhe ajo thuhet se u përgjigj:?Nëse ka një problem, unë kam një zgjidhje të thjeshtë!?.

Dhe ?zgjidhja? që u propozoi mamia ishte arseniku vdekjeprurës, edhe pse në atë kohë ishte një përbërës i zakonshëm në kozmetikë dhe mjekësi. Thuhet se ajo e testoi neurotoksinën tek një rivalja në një dashuri.

Kur pati sukses, Fazekash mendoi se kishte gjeti një skemë të përsosur të fitimit të parave. Në këmbim të një pagese të caktuar, ajo i premtoi grave t?i çlironte nga bashkëshortet e tyre abuzivë. Një tarifë, të cilën ishin të gatshme që ta paguanin shumë prej tyre.

Skema pati vërtet shumë sukses. Gratë nuk shkuan tek Fazekash për të blerë arsenik për të vrarë bashkëshortët e tyre. Ato nisën ta përdorin arsenikun edhe për të eliminuar prindërit e tyre me synim marrjen e pasurisë, rivalët e tyre në dashuri, madje edhe fëmijët e tyre.

Fazekash ishte në gjendje që ta mbante sekret këtë skemë makabre me ndihmën e Susi Olah, një grua që e helmoi burrin e saj kur ishte vetëm 18 vjeçe. Olah ishte ajo që plotësonte certifikatat e vdekjes të të gjitha viktimave të Engjëll-bërësve të Nagirev.

Por në fund gratë u zbuluan, edhe pse mënyra se si ndodhi kjo mbetet ende sot e paqartë. Pavarësisht se kush drejtoi gishtin e parë, Fazekash u etiketua në fund si drejtuese e rrjetit. Por kur policia shkoi që ta arrestojë, ajo kishte vdekur, pasi kishte konsumuar enkas një pjesë të arsenikut të saj për të shmangur ndjekjen penale.

Rreth 40 gra u akuzuan në atë rast për helmim të familjeve të tyre. Në fund, gati 40 kufoma u zhvarrosën, dhe të gjitha ato përmbanin sasi të mëdha arseniku. Por studimet e mëvonshme kanë sugjeruar, se në fakt nga helmimet u vranë 100-300 njerëz.

Tridhjetë e katër gra dhe një burrë – që të gjithë klientë të Fazekash – u arrestuan, u ndoqën penalisht dhe u dënuan për vrasje. 12 nga autorët u dënuan me burgim të përjetshëm. Ndërkohë 8 u dënuan me vdekje, nga të cilët vetëm 2 u ekzekutuan.

Gjithsesi, të gjitha ato vrasje e patën një efekt ?pozitiv?. Në vitin 2005, Maria Gunia – e

cila ishte një vajzë e vogël kur babai i saj u thirr për të hetuar ?Engjëll-bërësit e Nagyriv?,  përshkroi në një libër atë që ndodhi pasi u zhvarrosën trupat. ?Sjellja e burrave ndaj grave të tyre u përmirësua dukshëm?- shkroi ajo.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga