web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Viti i ri akademik/ Manastirliu: Kemi nisur vaksinimin për pedagogë e studentë në çdo universitet të vendit

19 Shtator 2021, 18:24, Aktualitet CNA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se tashmë në çdo universitet të Shqipërisë ka nisur vaksinimi anti-Covid për studentë e pedagogë.

Në prag të nisjes së universitetit, Manastirliu thotë se ky proces po bëhet për të patur një garanci më shumë për vitin e ri akademik.

“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag. Me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.

Kujtojmë se lidhur me këtë çështje, kryeministri Edi Rama bëri të qartë se studentët duhet të vaksinohen në rast se duan të hyjnë në auditorë, ose në rast të kundërt duhet të ndjekin mësim online./ CNA.al





Lajmet e fundit nga