web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dyshohej se u dogj në makinën e tij në Pukë/ Gjendet i gjallë biznesmeni italian

18 Shtator 2021, 06:27, Aktualitet CNA

Merr fund misteri mbi zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli, e ndryshe nga çfarë dyshohej, ai është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana. Automjeti që ai kishte marrë me qira u gjet i djegur në Pukë në janar të këtij viti, brenda ishte edhe një trup i djegur, por nuk u konfirmua se i përkiste Pecorellit. Ndërkohë ky i fundit u gjet mbrëmjen e djeshme në ishullin Elba në Toskana të Italisë,  në një gomone.

Sipas report tv, ai ka dhënë deklarimet në polici, e më pas u la i lirë, por nuk dihen ende arsyet se përse ai inskenoi të gjithë ngjarjen. Dyshohet se në mënyrë ilegale ai është larguar nga Hani i Hotit për të shkuar më pas drejt Italisë, dhe në këtë skemë mashtrimi dyshohet se është ndihmuar edhe nga shqiptarë.

Pecorelli është shprehur i gatshëm të japë dëshminë e tij në prokurorinë e Perugia, për të sqaruar të gjitha detajet e ngjarjes. Ndërkohë në Shqipëri dhe Itali tashmë janë pushuar hetimet për vrasje dhe Pecorelli do të hetohet për “Mashtrim.





Lajmet e fundit nga