web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liga e Europës/ 9 gola në pjesët e para, por udhëheq vetëm Uest Hemi! Rrugën e rrjetës e gjen dhe një shqiptar, ja të gjitha rezultatet

16 Shtator 2021, 17:42, Sport CNA

Kanë startuar në orën 18:45, tetë sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Europës. Në fushë kanë zbritur emra të rëndësishëm në futbollin Europian, si Lacio, Uest Hem, Marsejë, Galatasarai, Sëlltik, etj, teksa do të kërkojnë ta nisin këtë sezon të ri të Ligës së Europës, me rezultate pozitive.

Të gjitha skuadrat kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, që do të zbresin në fushë, teksa bie në sy prezenca e lartë e futbollistëve shqiptarë, që e nisin nga minuta e parë.

Strakosha dhe Hysaj, janë graduar titullarë, te Lacio, në përballjen ndaj Gallatasarait, ndërkohë te Dinamo e Zagrebit aktivizohet nga minuta e parë, Arijan Ademi, shqiptari i Maqedonisë. Ndërkohë për sa i përket Myrto Uzunit, talenti beratas, nuk është preferuar nga trajneri titullar, në përballjen ndaj Leverkuzen. Gjithashtu nga minuta e parë aktivizohet edhe Albian Ajeti, i cili është pjesë e Sëlltikut.

REZULTATET LIVE: 

Leverkusen-Ferencvarosh 1-1

Palasios 37? / Mae 8? 

Betis-Sëlltik 2-2

Miranda 32?, Juanmi 35?  / Al.Ajeti 15? , Juranoviç 26? (p)

Dinamo Z.-Uest Hem 0-1

Antonio 22? 

Rapid V.-Genk 0-0

Gallatasaraj-Lacio 0-0

Lokomotiv M.-Marsejë 0-0

Midtjylland-Ludogorets 1-1

Isaken 3? / Despodov 32? 

Crvena Z.-Braga 0-0





Lajmet e fundit nga