web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Europa League/ Napoli barazon me Licesterin, këto janë rezultatet e të gjitha sfidave të mbrëmjes

16 Shtator 2021, 21:06, Sport CNA

Janë mbyllur sfidat 7 sfidat e mbrëmjes në Europa League,ku u regjistruan në total 16 gola. Vëmendja më e madhe ishte te sfida mes Lestërit dhe Napolit që përfundoi në barazim 2-2. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi mes PSV-së dhe Real Sosiedadid, rrugën e rrjetës për skuadrën spanjolle e gjeti edhe Adnan Januzaj.

Në sfidat e tjera, spikasin fitoret e Monakos dhe Olimpiakosit në shtëpi si dhe triumfi 0-2 i Lionit ndaj Rejnxhërs. Vlen të theksohet fakti se në përballjen Ajntrakt Fankfurt-Fenerbahçe, sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, arriti të shënonte në minutën e 90+3-të, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Grupi A

Brondi-Sparta e Pragës 0-0

Rejnxhërs-Lion 0-2

Ekambi 23?, Silimani 55? 

Grupi B

Monako-Shturm Graz 1-0

Diata 66? 

PSV- Real Sociedad 2-2

Gëce 31? , Gakpo 54?  / Januzaj 34? , Isak 39? 

Grupi C

Lestër-Napoli 2-2

Perez 9? , Barens 64?  / Ozimen 69? , 87? 

Grupi D

Eintraht Frankfurt-Fenerbaçe 1-1

Lamers 41? / Ozil 10? 

Olimpiakos-Antverp 2-1

El Arabi 52? , Reabciuk 87? / Samata 75? 





Lajmet e fundit nga