web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Strakosha e katranos te Lacio, gafë fatale në Ligën e Europës

16 Shtator 2021, 18:54, Sport CNA

Portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha u bë protagonist në sfidën që Lacio luajti me Gallatasarain në Ligën e Europës.

26-vjeçari shkaktoi një autogol në minutën e 67-të të takimit, duke kaluar turqit në avantazh. Gjithçka ndodhi pas një aksioni thuajse inekzistent, ku mbrojtësi i Lacios shkelmoi topin fort në ajër më pas me topin që po afrohej drejt portës, Strakosha u përpoq ta neutralizonte, por gardiani shqiptar ishte i pafat duke shkaktuar autogol.

 

26-vjeçari nuk po kalon një moment aspak të mirë pasi Sarri shikon si zgjedhje të dytë pas Reinës, dhe presioni është i madh në situata të tilla kur objektivi është konfirmimi si titullar në skuadër.

 

 





Lajmet e fundit nga