web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Ndeshje spektakolare! Tirana luan "poker" ndaj Skënderbeut

11 Shtator 2021, 13:48, Sport CNA

Tirana e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, teksa mposhti me rezultatin 4-2 Skënderbeun në javën e parë.

Dopieta e Majkëll Ngo dhe golat e Behiraçes dhe Limajt, i siguruan 3 pikë të arta bardhebluve, ndërkohë që për korccarët realizuan Zhan Viktor dhe Mensah.

Vlen të theksohet se kjo sfidë i pati të gjitha, gola, spektakël, kartona të kuq, penallti të anuluar nga VAR-i si dhe nuk munguan gafat e portierëve. Në fund ishin kryeqytetasit ata që festuan.

FT: TIRANA-SKËNDERBEU 4-2

Behiraçe 4?, Ngo 59?, 73? Limaj 69?  / Zhan Viktor 6? , Mensah 90? 

90? GOOOOOL SKËNDERBEU 4-2/ Gafë e Ilion Likës, korçarët shkurtojnë diferencën me Mensah. 41-vjeçari iu fal një gol korçarëve. 

 

73? GOOOOOOOL TIRANA 4-1/ ?Poker? bardheblu, Ngo shënon sërish, duke gjetur dopietën personale në javën e parë. Sulmuesit i del topi me fat pas një gabimi në mbrotje, duke mos falur. 

69? GOOOOOOL TIRANA 3-1/ Vjen edhe goli i tretë! Realizon Vesel Limaj me një gjuajtje të saktë nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës së Rexhepit. Shpërthejnë në festë bardheblutë. 

 

59? GOOOOOL TIRANA 2-1/ Shpërthen festa në ?Selman Stërmasi?, Majkëll Ngo gjen rrugën e rrjetës, pas asistit të Xhixhës. Sulmuesi nuk fal i vetëm brenda zonës. 

 

6? GOOOOOOL SKËNDEBREU 1-1/ Ndeshje e çmendur në kryeqytetet. Korçarët barazojnë menjëherë sfidën me Zhan Viktor. Mesfushori nuk fal brenda zonës, pas asistit të Bismark. 

4? GOOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Mbrojtësi Behiraçe kalon në avantazh kryeqytetasit. Protestojnë korçarët! Pas një harkimi nga këndi, krijohet rrëmujë në zonë, teksa përfiton Behiraçe duke devijuar drejt rrjetës. 

 





Lajmet e fundit nga