web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

David Luiz largohet nga Arsenali, i habit të gjithë me ekipin e ri

10 Shtator 2021, 15:41, Sport CNA

David Luiz do të rikthehet edhe një herë tjetër në futbollin brazilian pas plot 14 vitesh. Ish-mbrojtësi i skuadrës braziliane, Vitoria në sezonin 2006-2007, raportohet se ka arritur marrëveshje me Flamengon.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se 34-vjeçari ka pranuar kontratën e ofruar nga klubi brazilian, të vlefshme deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Marrëveshja mes palëve thuhet se është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi në orët e ardhshme. Kujtojmë se David Luiz deri më 1 korrik ishte pjesë e Arsenalit, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe te Benfika, Çelsi e PSG.





Lajmet e fundit nga