web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrugëtimi drejt Botërorit, ja si mund të kualifikoht Shqipëria në Katar 2022

10 Shtator 2021, 14:14, Sport CNA

Përfundimi i ndeshjeve të muajt shtator ka bërë që ëndrra e Shqipërisë për të siguruar një biletë në Botërorin ?Katar 2022? të bëhet realitet. Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në Grupin I të eliminatorëve të Botërorit, kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja mbajnë vendin e dytë me 12 pikë, katër më pak se Anglia kryesuese dhe një më shumë sesa Polonia e vendit të tretë.

Duke u bazuar te renditja aktuale në Grupin I, si dhe katër ndeshjet që kanë mbetur për t?u luajtur i bie që Kombëtarja shqiptare të ketë shanse dhe arsye për të besuar për të shkuar si fillim në fazën ?play off? dhe më pas për të luftuar për sigurimin e një bilete historike për Botërorin ?Katar 2022?.

Janë disa kombinacione të mundshme që e çojnë Shqipërinë na fazën ?play off?. Pas fitores 5-0 me San Marinon trajneri Edi Reja pohoi se mundësi reale për ta realizuar këtë mision është marrja e 9 pikëve. Kjo realizohet duke mundur dy rivalët direkt, Hungarinë dhe Poloninë, si dhe trepikëshin në ndeshjen e fundit me Andorrën pa bërë llogari pikësh me transfertën e Anglisë më 12 nëntor.

Vendi i dytë në Grupin I fiksohet me ?çelës anglez? dhe praktikisht në ndeshjet e fundit në grup funksionoi në favor të kuqezinjve, pasi ?Tre Luanët? barazuan me Poloninë dhe i dhanë mundësi Shqipërisë që të marrë vendin e dytë. Dy sfidat e tetorit ( më 9 dhe 12) janë ?flakë? për kuqezinjtë, pasi mund të digjen vetë ose të përcëllojnë rivalët. Nga përballjet direkte me Hungarinë dhe Poloninë varet fati i vendit të dytë.

Nëse Shqipëria arrin që të fitojë në Hungari ose minimumi të mbajë një barazim, si dhe të fitojë më pas me Poloninë në ?Air Albania? shanset për vendin e dytë do të shtoheshin më shumë. Gjithsesi, Anglia do të jetë përcaktuese për të zgjedhur pasuesin e saj në grup, ku pas barazimit me polakët do të ndeshet edhe me Hungarinë dhe Shqipërinë.

Ne jemi të fundit në radhën e dueleve me anglezët, ndaj për të siguruar vendin e dytë shpresohet që ?Tre Luanët? të mundin hungarezët, ndërsa ne të bëjmë të njëjtën gjë me dy rivalët në tetor dhe të kemi fat më 12 nëntor në stadiumin ?Uembli?, që të mos mundemi nga Anglia. Matematikisht, gjithçka është e mundur për sigurimin e vendit të dytë, por përcaktues mbetet ?çelësi anglez?.





Lajmet e fundit nga