web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rotacion ndaj San Marinon, kështu pritet të luajë Shqipëria e Edi Rejës

7 Shtator 2021, 07:45, Sport CNA

Ndaj San Marinos pritet që të ketë rotacion te kuqezinjtë duke u dhënë mundësi edhe minutave edhe lojtarëve të stolit. Rotacioni mund të nisë nga porta, me Strakoshën. Mund të jetë radha që Gjimshiti të marrë pak frymë, por risi mund të ketë edhe në fazën sulmuese, ku trajneri mund të bëjë vend edhe për treshen Uzuni, Manaj dhe Broja, të cilët me formën e mirë mund të hidhen në fushë nga minuta e parë.

Mungojnë disa lojtarë shumë të rëndësishëm në këtë përballje të radhës, por fatmirësisht kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Eduardo Reja dhe ndihmësit e tij, pasi janë të bindur se San Marino nuk është kundërshtar që mund t?i bëjë rezistencë Shqipërisë pavarësisht se cilët lojtarë do të zbresin në fushë. Por, kjo nuk do të thotë se kuqezinjtë dhe drejtuesit e tyre po flenë mbi dafina, pasi e kanë marrë me shumë seriozitet kundërshtarin edhe pse në letër duket shumë i dobët për ekipin tonë Kombëtar.

Për ndeshjen e radhës janë konfirmuar mungesat e Klaus Gjasulës për shkak pezullimi dhe të Amir Abrashit, Lorenc Trashit e Sokol Cikalleshit për shkak dëmtimi. Sakaq, lajm i mirë është rikthimi i mbrojtësit Hysaj, mesfushorit Bare dhe sulmuesit Manaj, të cilët shlyen pezullimin për shkak kartonësh dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Reja për ta nisur nga minuta e parë përballjen e radhës ndaj San Marinos, ku do të kërkojnë një tjetër sukses për të mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në Kupën e Botës, ?Katar 2022?.

Formacioni i mundshem:





Lajmet e fundit nga