Pasojat post-Covid/ Manastirliu: Për çdo qytetar 35-70 vjeç kontroll mjekësor falas
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Sot bën katër vite nga vrasja e ish-gjytares Fildes Hafizi, nga bashkëshorti i saj.
Në këtë përvjetor, gazetarja Klodiana Lala ka kujtuar gjyqtaren e ndjerë me një letër.
Lala i tregon gjyqtares se fëmijët i janë rritur, i janë bërë për së mbari dhe pse nëna do tu mungojë gjithmonë.
Gazetarja shton se ish-bashkëshorti që e vrau është dënuar me burgim të përjetshëm, por kjo nuk ka bërë që burra të tjerë të ndalojnë së vrari gratë e tyre.
Sipas Lalës, djemtë duhen edukuar, por duhen edukuar edhe vajza, shkolluar dhe duhen bërë që të arrijnë pavarësinë e tyre ekonomike që të mos vdesin në duart e burrave.
Letra e plote
Fildes, sot, plot 4 vite pa Ty. Ke lënë pas shumë dhimbje, po kaq dhe mungesë…. E jo vetëm aty ku është e ligjshme mungesa Jote, po edhe përtej, deri atje ku Ti ndoshta kurrë s?do ta mendoje as besoje! Mungon siç mungojnë ato pak gjëra të vlerta që i duhen jetës, të vertetës dhe të drejtës… Ato, të trija kanë nevojë për Ty, siç kanë dashuritë e tua të këtejshme dhe të andejshme! Njëra, ajo sublimja, atërorja të ndoqi! S?mundi të rrinte pa Ty… pikërisht momentin kur deshi te thyente heshtjen që mbante emrin tënd, të vërtetën tënde, të drejtën tënde! Pikërisht atë natë (do të rrëfehej në emisionin e koleges Eni Vasili), u thye edhe natë-dita e tij, e babait tënd Bynjaminit… Bashkë me rrëfimin që asnjeherë s’u ba publik, si një shenjë që do të përjetësonte gjithë skajbotën e humbjes së tij…
Kjo është letra e katërt që të shkruaj. Tre të tjerat i ruaj në arkivën time dhe kam një arsye të fortë përse e bëj. Mos ma kërko të ta rrëfej. Por, këtë do ta publikoj këtu te hapësira ime, tek ajo qe e kam për te dashurit e mi… Jam e bindur që do ta lexosh….
Fildes, më lejo të të them, që vajza të është rritur shumë. Është studente me nota të mira. Po bëhet e zonja e vetes. Një vajzë model. Edhe djali, është bërë i mbarë. Nuk e ke idenë se sa të jashtëzakonshëm që janë. Jetojnë të dy me gjyshen (nënën tënde). Ah, nëna, sa shumë vuajtje ka përjetuar. Por mbahet, për TY e fëmijët e tu.
Amelia, motra jote. Ajo, nuk mundet qoftë edhe për një moment të të harrojë. Jeton me Ty e për Ty. E kam takuar disa herë. Jemi ulur e kemi folur gjatë. Herën e fundit u pamë në një qendër tregtare. Erdhi me të shpejtë. Nuk më la të prisja.
?Më dhemb shpirti? ? më tha ? se di si mundem me jetu pa Desin. Ajo ishte busulla ime. Ishte shtylla ku mbështetesha. Njeriu i parë që kërkoja ndihmë, që i tregoja gjithçka?. Mu rrëfye për ty. Më tha sa shumë e doje jetën. Sa shumë e dojë punën. Se sa fort luftove të ishte pjesë e Sistemit të Drejtësisë, që vetëm drejtësi për TY nuk bëri. ?Nuk mjaftojnë fjalët për të treguar se kush ishte Desi. Një grua e zgjuar, e dashur, këmbëngulëse, luftarake? – tha më zërin e mekur, e teksa fshiu lehtë lotët. Nuk mundet ta besojë sesi Ti nuk jeton më. Nuk gjen dot arsye për dramën që iu ndodhi. ?Thonë që koha shëron plagë. Por, s?po ndodh kështu me mua. Sa vjen e dhimbja bëhet më e madhe?, mu gjegj Amelia. Sot, ajo do të niset drejt varrezave. Do të sjellë lule. Do të ulet te koka e varrit dhe do të bisedojë me Ty, si ngahera kur rrëfenit çdo sekret njëra-tjetrës. Më tregoi se, mezi priste të takoheshit së bashku. I nisnit bisedat aty, ku i kishit lënë. Mes trishtimit e dhimbjes më tha: ?Më duket sikur po më plas zemra, ç’dreq jete paska qenë?.
Fildes, Ti nuk ishe dhe nuk je e vetmja grua që një i paburrë të mori jetën. Pasi ike ti e dashur, të paburrët kanë guxuar të vrasin prapë. Kanë vrarë pa arsye. Për kapriçio. Se e shohin gruan si pronë. Në Kosovë u vra Marigona. Një i paburrë, e rrahu barbarisht. I theu edhe gjymtyrët.
Fildes, mbase me shumë vonesë, por po të tregoj, se që ish burri, i paburrë që të mori jetën, është dënuar me burgim të përjetshëm. I njëjti fat pret çdo burrë që guxon të marrë jetë. ?Duhen edukuar djemtë?, më tha Amelia. Ka të drejtë. Por nuk mjafton kaq. Besoj të kujtohet Fildes, kur i shpëtove atentatit të parë. E mban mend besoj, se në sa dyer trokite, duke shpresuar të të merrnin në mbrojtje. Por shteti, nuk të mbrojti dot. Ti u qëllove me plumba në mes të ditës, në një rrugë të mbipopulluar. Si Ti, edhe shumë gra të tjera, kanë klithur për ndihmë. Askush s?u është gjendur pranë. Fildes, unë vazhdoj raportoj për histori të grave të dhunuara, të vrara. Jetë njerëzore të humbura. Sot, ndihem keq. Sepse, ne si shoqëri po dështojmë për t?i mbrojtur gratë. Po i braktisim. Nuk mjafton vetëm të edukohen djemte. Por, edhe shkolluar vajzat, emancipuar shoqëria. T?u jepen mundësi punësimi, të jenë të pavarura. Të forcohet institucionet, që gruaja të ketë ku të denoncojë. Sa herë takoj një të dhunuar, i them: Bëje për veten tendë, për fëmijët e tu, për gratë e tjera: Denonco!
Të shkruaj pikërisht Ty, sepse denoncove. Guxove të përballeshe me vrasësin. Më vjen keq që s?të shpëtuam dot. Por, pusho në paqe, sepse je shembull, për gratë e vajzat. Iu mësove sesi të guxojmë për veten, të drejtën dhe jetën?
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Situata e zjarreve në vend nuk ka mbaruar akoma. Prej 4 ditë...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë nga Sllovenia për Ra...
Nga dita e sotme do të nisë mësimi plotësues në të gjitha sh...
Nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid, ...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Pilur në...
Jonila Godole, u zgjodh një ditë më parë Sekretare për të Pë...
Era ka riaktivizuar zjarrin në Malin e thatë në Pogradec. Sp...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Shqipërisë nënshkroi sot nj...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Shëngjini...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin me masat a...
KED i ka ndaluar kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetu...
Policia e Shtetit vijon aksionin në rrugë për parandalimin e...
Pesticidet kineze të cilat janë futur kundërligjshëm në Shqi...
Jemin Gjana është kthyer në avokatin e manipulimeve dhe skan...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA.al, kundrejt In...
Emisioni “Opinion” i gazetarit të njohur Blendi Fevziu do të...
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka publikuar të gjitha mas...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, së bashku me ministr...
Zjarri masiv që përfshiu Parkun Kombëtar të Prespës dhe disa...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...