web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

MSH nxjerr shifrat/ Rriten rastet me Covid-19, tre persona humbin jetën

28 Gusht 2021, 14:50, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 4063 testime, kanë rezultuar pozitivë 905  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 3 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 200 raste në Tiranë, 158 në Shkodër, 43 në Durrës, 39 në Korçë, 36 në Kavajë, nga 33 raste në Vau i Dejës, Vlorë, nga 26 raste në Sarandë, Krujë, 25 në Fier, 22 në Elbasan, 19 në Kurbin, nga 17 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, Kamëz, 16 në Lushnje, nga 14 raste në Berat, Kolonjë, 10 në Bulqizë, nga 9 raste në Prrenjas, Peqin, Himarë, nga 7 raste në Pukë, Mat, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Cerrik, Dimal, Gjirokastër, Tropojë, nga 5 raste në Mallakastër, Memaliaj, Pogradec, nga 4 raste në Këlcyrë, Selenicë, Rrogozhinë, Kukës, nga 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Kuçovë, nga 2 raste në Librazhd, Belsh, Skrapar, Devoll, Vorë, nga 1 rast në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq.

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,723 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         905

Të shëruar në 24 orë       347

Të shtruar në spitale       96

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 4063

Testime totale            1,030,132

Raste pozitive             144,079

Raste të shëruara         132,723

Raste Aktive                    8866

Humbje jete                     2,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3244

Shkodër          1597

Vlorë               791

Fier                  685

Durrës             651

Lezhë              441

Elbasan           414

Berat               296

Gjirokastër       254

Korçë               221

Kukës              137

Dibër                 135…/ CNA.al





Lajmet e fundit nga