web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Djarmati “skanon” merkaton e Vllaznisë: Të hënën presim një sulmues, ju tregoj objektivin e skuadrës

28 Gusht 2021, 17:00, Sport CNA

Vllaznia-Teuta është finalja e Superkupës së Shqipërisë që do të luhet në orën 19:00 në ?Elbasan Arena?. Dy ekipet do të diskutojnë trofeun e parë për këtë sezon, ndërsa para ndeshjes ka folur edhe drejtori i skuadrës shkodrane, Matko Djarmati për ?Supersport?. Në fjalën e tij, Djarmati u shpreh:

Merkato dhe ndeshjet në Europë? ?Kjo periudhë është më stresuese për një drejtor. Deri tani jemi të kënaqur dhe nuk kemi e kemi mbyllur merkato. Presim ditën e hënë për një lojtar sulmues dhe mendoj se me këtë ardhje e kemi mbyllur. Jemi pak vonë, por është e vështirë që një lojtar I huaj të vijë në Shqipëri dhe të pranojë kushtet tona. Deri tani besoj se kemi bërë një skuadër cilësore?.

Hakmarrje ndaj Teutës? ?Kemi 4 lojtarë ndryshe nga sezoni I kaluar dhe besoj se çdo lojtar është I karikuar për këtë ndeshje. Dua që lojtarët të tregojnë që Vllaznia vjet e meritoi titullin. Duhet ta tregojmë në fushë që e kemi merituar titullin në fushë dhe jo me llafe?.

Merkato në sulm? ?Dhimbje koke është kur nuk ke lojtarë jo kur ke. Duhen nga dy lojtarë për çdo rol dhe duhen 22 futbollistë në dispozicion. Ky është plani jonë e kështu e kemi ndërtuar skuadrën.  Për pak ditë mbyllet çështja për presidentit e Vllaznisë dhe presidenti jonë është ambicioz. Ne do të luftojmë për çdo trofe ku marrin pjesë. Objektivi primar si çdo vit është të marrin pjesë në Kupat e Europës pasi pa të ardhura nga UEFA është e vështirë të ndërtosh një skuadër?.dnar





Lajmet e fundit nga