E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji shtator, kur dhe pritet të konstituohet Kuvendi i ri.
Parlamenti i ri pritet të mblidhet mes datave 9-19 shtator. Sipas ligjit është Presidenti ai që Kuvendin e porsazgjedhur, jo më parë se data e përfundimit të mandatit të kuvendit paraardhës dhe jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Por në rast se kreu i shtetit nuk vepron, Kuvendi vetëmblidhet pas këtij afati.
Ndërkohë, pas dy vite e gjysëm bojkot, në Kuvend do të rikthehen edhe Partia Demokratike dhe LSI.
Në muajin shkurt të vitit 2019, Lulzim Basha mori një vendim, i cili mund të quhet si një ?çmenduri? politike e kreut të PD-së.
Gjatë një proteste, Lulzim Basha deklaroi djegien e mandateve të deputetëve, ndërsa çmendurisë së tij politike, iu bashkua edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Një vendim ky i kritikuar nga shumë demokratë, përfshirë këtu edhe ish-kryeministrin dhe liderin historik të demokratëve, Sali Berisha I cili ka deklaruar se ?një vendim i tillë mund të çojë në greminë?.
Por, ishte një vendim i Lulzim Bashës, i nxituar dhe i pakonsultuar, pasojat e të cilit shqiptarët i panë dhe dëgjuan.
Por, sikur të mos mjaftonte braktisja e parlamentit, Lulzim Basha vijoi ?çmendurinë? e tij, duke bojkotuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit, 2019.
Kështu Lulzim Basha i dhuroi kryeministrit Edi Rama në tavolinë, jo vetëm një mazhorancë kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe të gjithë pushtetin lokal.
Partia Socialiste, e drejtuar nga Edi Rama, mori të gjitha pushtetet. Mori edhe drejtimin e Bashkive që njihen historikisht si bastione të djathta.
Lulzim Basha braktisi demokratët, duke i lënë kështu të papërfaqësuar në institucione dhe për dy vite vijoi ti tërheqë ?zvarrë?, duke thënë se do ketë zgjedhje të parakohshme në pranverë, pastaj në vjeshtë, e kështu me radhë.
Kështu ikën dy vite e gjysëm, dhe erdhën zgjedhjet e 25 prillit 2021. Një tjetër katastrofë elektorale për Partinë Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha. Por, si gjithmonë ky i fundit nuk i pranon humbjet dhe gjen ?alibinë? e radhës.
Mbrëmjen e 25 prillit, Lulzim Basha shpalli fitoren, në 26 tha se po numëroheshin kutitë e socialistëve dhe do fillonte përmbysja, ndërsa në datën 27 tha se votat ja kishin vjedhur dhe se ?beteja? sapo kishte filluar.
Lulzim Basha nga fitorja, shkoi tek vjedhja dhe e ashtuquajtura ?masakër elektorale?, gjë që në fakt ngre dyshime se është thjeshtë dhe vetëm një alibi e radhës për të mos pranuar dështimin dhe për të vijuar të mbajë karrigen e kryetarit të PD.
A ai që ka fakte dhe prova se po ja vjedhin votat kur ka një ushtri me komisionerë e numërues nuk shpall fitoren, por denoncon vjedhjet e abuzimet.
Por, nëse beteja filloi pas zgjedhjeve të 25 prillit, sikurse deklaron Lulzim Basha, po dy vite e gjysëm bojkot për çfarë shërbyen?
Çfarë fitoi Lulzim Basha nga braktisja e institucioneve?
Çfarë fitoi Lulzim Basha duke i lënë demokratët të papërfaqësuar në Kuvend por edhe në pushtetin lokal?
Këto janë pyetjet të cilave duhet tiu përgjigjet kreu i PD. Këto përgjigje i meritojnë demokratët, të cilët u tërhoqën zvarrë për dy vite me gënjeshtra për ?zgjedhje? të parakoshme, për të ardhur tek 25 prilli, ku PD mbeti për të tretin mandate me radhë në opozitë. Dhe PS, për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri, mori tre mandate qeverisëse radhazi.
Ndërsa Basha vijon të ?luftojë? me mullinjtë e erës, dhe të shohë ëndërra me ?fitore?. Të gjitha këto pasoja të veprimeve të tij politike./CNA.al
Zbulohen detajet/ Ja pse Lulzim Basha dogji mandatet e deputetëve
Shifra dhe fakte/ Pesë fitoret e Lulzim Bashës që të lenë pa fjalë
Të gjitha “fitoret” e Lulzim Bashës me Edi Ramën
Lideri që nuk u bë kurrë/ Lulzim Basha në luftë me ?mullinjtë e erës?
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka shpërthyer në akuza të forta ...
Ish drejtori i marrëdhënieve me publikun në Qeverinë Berisha...
Analisti Kim Mehmeti, ka bërë një tjetër shkrim kundër kryem...
Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë ësh...
SHBA ka kaluar Shqipërinë në nivelin 3 të riskut prej COVID-...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka r...
Erisa Xhixho, nënkryetarja që do të jetë edhe deputete e LSI...
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me aten...
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot në lidhje me kri...
Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar nismën “Op...
Petrit Vasili do të mbahet mend në historinë e Kuvendit të S...
Ambasadori i BE Luigi Soreca ka zbuluar se deri në fund të G...
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë mbrëmje ta kalojë n...
Agjencia e Kontrolli dhe Ushqimit ka sekuestruar një sasi të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas natës së fundit të Fest...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ndërsa ka përkujtuar viktim...
Ushtria gjermane tha të hënën së një shkëmbim zjarri ndodhi ...
Presidenti Ilir Meta, ka shkruar në rrjetet sociale për Ditë...
Kreu i PD-së Lulzim Basha, është ‘zgjuar” sot nga mesdita.Ai...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...