A do protestojë Bojkeni dhe Albini për koncertin e “Riblja Corba” në Leposaviqin?
Një dalldi e madhe filloi gati 3 javë më parë kur Bashkia Ko...
Edi Rama po futet për ditë e më shumë nën lëkurën e atij zengjinit të ri, i cili nuk rri dot pa e përmendur lart e poshtë nderin që i ka bërë dikujt.
Po të shikosh të gjitha qëndrimet e tij të ditëve të fundit ato ngjajnë me skenat e neveritshme që shohim shpesh në TV tona, kur një biznesmen filmohet me një thes me miell në derën e një familjeje të vobektë. Qëllimi nuk është të ndihmojë dikë, qëllimi është të shfaqet në rolin e bamirësit.
Këtë po bën edhe kryeministri me fabulën e refugjatëve afganë. Ai e ka shfrytëzuar atë për të nxjerrë kokën në shumë prej mediave të rëndësishme botërore.
Dhe duhet pranuar se strategjinë e ka pasur të qartë.
Fillimisht e shoqëroi lajmin se Shqipëria do të presë refugjatët afganë të kërcënuar nga talebanët me një polemikë të ndezur nga hiçi. Ndonëse askush nuk e kundërshtoi publikisht këtë akt, ndonëse me një servilizëm të përshtirë pro amerikan, opozita e përshëndeti pa ngritur asnjë pikpyetje, Rama tentoi ta shiste si një vendim që ai po e merrte me humanizëm pavarësisht rezistencës lokale. Pikërisht për këtë sajoi atë postimin e stërgjatë në Facebook, ku në më shumë se gjysmën e tij, shante si ?shqipo mendjefikur?, ?mallkues pa din e pa iman?, ?llum njerëzor? protestuesit inekzistentë që nuk e pranonin ardhjen e afganëve.
Pastaj, në mediat ndërkombëtare, sërish përmes krijimit të një polemike, filloi të stigmatizonte ato shtete që nuk pranonin të qenë në lartësinë e një lideri si ai, duke u përpjekur të krijojë antitezën mes të mirve dhe të këqijve, humanistëve dhe jo të tillëve, mbrojtësve të vlerave të kontinentit të vjetër dhe të tjerëve që i kanë mbyllur ato në sirtar. Kushdo nga ekspertët e komunikimit do të pohonte se, kur shefi i një vendi të vogël dhe të përëndësishëm, të përmendur vetëm për krim e trafik, ?guxon? të godasë të mëdhenjë e botës, ai ia del të përbëjë lajm. Dhe kryeministri ynë zgjodhi pikërisht këtë rrugë. Ai sulmoi në Il Foglio ?hipokritët pa kujtesë? të Europës. U habit në The Guardian se si vendet më të pasura ?mund ti kthejnë shpinën afganëve?, nënvizoi për BBC ?ata që lufrat i njohin vetëm nga ?Netfixi? dhe të gjithë se toku i vuri përballë sjelljes së tij, që do ti strehonte refugjatët në hotelet e bregdetit.
Për të kuptuar se sa hipokrite është kjo kryqëzatë mediatike mjafton të përmendim vetëm dy shembuj, kur i njëjti protagonist është sjellë në mënyra krejt të ndryshme.
Atëherë kur vendosi që në kulmin e pandemisë të çonte mjekë dhe infermirë në Itali, madje shpenzoi edhe veshjet sterile që mungonin krejtësisht në spitalet tona, vetëm për të kryer xhirimet propagandistike me ta në aeroport, Rama e mbyti shtypin me intervista për vendin e vogël solidar që nuk e harron fqinjin e saj, ndryshe nga Franca dhe Gjermania që e kanë braktisur atë. Madje ai urdhëroi një lakeun e vet mediatik të botonte edhe sondazhe italiane që e nxirnin Raman liderin më të pëlqyer në glob, më shumë se Merkelin, Putinin, apo Makronin.
Por, krejt ndryshe u soll ai me nje ngjarje që mund të kishte një impakt të vërtetë në shtypin ndërkombëtar, për faktin se ishte hera e parë që Shqipëria e vogël i thoshte jo një halli të Amerikës. Pasi protestat e forta kundër demontimit tek ne të armëve kimike të Bashar Al Asadit e detyruan kryeministrin e zgjedhur rishtaz të tërhiqte premtimin që i kishte dhënë Uashingtonit, ai u mjaftua vetëm me një fjalim drejtuar popullit ?se nuk kish pasur kurrë ndërmend ta tradhëtonte?. Për këtë ngjarje që mund etiketohet si një ushtrim brilant i demokracisë, që mund të kishte joshjen mediatike të kundërshtimit të SHBA, pra që mund të bënte lehtësisht lajm, nuk gjendet asnjë intervistë e Ramës në mediat botërore.
Konkluzioni është i qartë. Ai nuk nis kryqëzata mediatike për të mbrojtur parime dhe vlera, ai i ka ato për kalkulime të ulëta politike.
Edhe këtë radhë, fabula e njeriut që i del në krah SHBA-së, imazhi i liderit pro amerikan, i vyen Ramës për të mbuluar shumë nga njollat e qeverisjes së tij kleptokratike. Prandaj ai po pompon atë.
Por këtë po e bën në mënyrë aq të shumtuar dhe talebaneske sa është vënë në rolin e atyre sharlatanëve që shkojnë e bëjnë bamirësi me një pako në duar dhe me dhjetë kamera pas shpine. Ai po demostron mungesën therrëse të elegancës të dikujt që nuk humbet asnjë rast pa e përmendur nderin. Dhe kjo po bëhet duke përdhosur edhe atë pak imazh të mirë që Shqipëria mund të merrte prej një akti mikpritjeje të vendosur nga lart./Lapsi.al
Një dalldi e madhe filloi gati 3 javë më parë kur Bashkia Ko...
Shumë zhurmë për asgjë dhe një furtunë në gotë, ngritur për ...
Amerika nuk dështoi në Afganistan. Ajo shkoi atje për të shk...
Sigurisht, i kam ndjekur me vëmendje shtesë zhvillimet, vler...
Nga Elton QynoVendosja e 50 kg tritol në impiantin e një fab...
Edi Rama, me lëvizjet e tij, shumica e tyre konsensuale dhe ...
Ajo çfarë është çudia shqiptare, është kontraversiteti. Ose ...
Afganistani sot është tema e diskutimit publik, mediatik e p...
Zhurma qe po behet keto dite per Bregovic me kujtoi nje nate...
Dështimi i SHBA-së dhe Perëndimit në Afganistan nuk po shihe...
Nga Aranit MuraçiVendimi për të strehuar refugjatë afganë tr...
Lehtësimi i hallit të amerikanëve për të shpëtuar jetët e ba...
Në Shqipëri pothuajse nuk ka debat për pranimin e afganëve, ...
Nga Ilir LevonjaA duhet Shqipëria, të strehoj afganët? Pa as...
Kryeministri Edi Rama e ka pasur më në fund një shpjegim në ...
Shkoi në Korçë dhe i vuri flakën PD-së. Shkatërroi në dy man...
Një Benz i madh xhiron rrotat duke i kallur tmerin miletit m...
Bëhet fjalë për dështimin e madh të shkencës mjeksore dhe sh...
Nga pikëpamja historike dhe ajo gjeografike rajoni që është ...
Nga Ilir Levonja Nuk dua ta besoj se gjithçka…, çka është e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...